E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-shefi i sherbimit sekret grek Rugova ka kerkuar krijimin e shtetit Ilirida

Idene e krijimit te shtetit Ilirida e imponon dhe mbeshtet Turqia. Ne Athine erdhi nje biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia me te cilin une bisedova. Per shkak te fuqise ekonomike ai ka nje lidhje shume te ngushte me Sulejman Demirel te cilin edhe e financon. Ne biseden me mua ai inicioi ceshtjen e krijimit te Ilirides dhe kerkonte ndihme dhe mbeshtetje.


Keshtu ka deklaruar ish-shefi i sherbimit sekret grek Nikolas Grilakis raporton e perditshmja maqedonase Biznis te cilen e transmeton Shqipmedia. Ai me tej thote se eshte takuar me ministrin turk me biznesmenin e siperpermendur si dhe me nje tregtar ku thote se kane diskutuar per nevojen e krijimit te shtetit te Ilirides.


Pas bisedes sone bashkerisht erdhem ne hotel ku ishte i vendosur ministri i qeverise turke. Ne prani te ministrit biznesmenit dhe tregtarit diskutuam per nevojen e krijimit te Ilirides ne Maqedoni - ka thene Nikolaos Grilakis sipas nje raporti nga Ministria e Puneve te Brendshme te Maqedonise.


Grilakis me tej ka thene se ai personalisht ka marre pjese ne biseden mes Micotakis dhe Rugoves. Ne ate takim Rugova ka thene se rreth 900 mije shqiptare ne Maqedoni dhe 2 milion 300 mije ne Kosove duhet te jetojne ne shtet te perbashket te tyre.
Ne pyetjen e Grilakis drejtuar Rugoves se cfare planifikon me pjeset tjera te Maqedonise Rugova u pergjigj Ata do te ndahen mes Serbise Bullgarise dhe Greqise.


Grilakis me kete rrefim ka dashur te beje me dije se te gjitha shtetet fqinje kane pasur aspirata ndaj Maqedonise ndersa vetem Greqia ne ato momente mbronte integritetin territorial te Maqedonise.


ZERI

81 per qind e serbeve mendojne se jetonin me mire ne kohen e ish-Jugosllavise kur vendi drejtohej nga Tito. Shumica e serbeve thone se u besonin me shume institucioneve sociale gjate drejtimit te Titos.


Gjithashtu nje e dhene shqetesuese e sondazhit eshte se vetem 18 per qind e njerezve mendojne se vendi qeveriset nga presidenti e qeveria. 23 per qind thone se Serbia qeveriset nga krimi 18 per qind thone se qeveriset nga kompanite e biznesit dhe 12 per qind thone se qeveriset nga nderkombetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›