E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli Rasti Sanader duhet ti beje te djersijne disa lidere ne Ballkan

Votoni per te sepse ky eshte lideri qe do tju integroje ne Bashkimin Evropian. Keshtu para disa vitesh nga ekranet e televizioneve ne Kroaci porosisnin lideret e shumte evropiane qe populli te votonte per Ivo Sanaderin liderin e HDZ-se. Nuk ishin te pakte por nje varg i lidereve kryesore te vendeve kryesore te BE-se.


U printe Angela Merkel pastaj kryeministri i Italise Berlusconi por edhe te vendeve tjera si kryeministri i Luksemburgut Juncker ai i Holandes Balkenende kancelari austriak Schusel. Keto epitete te larta qe ia dhane mbase edhe kane mundesuur qe ai ti fitoje dy here zgjedhjet ne Kroaci.


Ai i siguroi Kroacise marrjen e statusit te kandidatit per anetar te BE-se dhe te behej anetare e NATO-s. Nisi edhe negociatat per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe beri qe Kroacia te jete anetare jo e perhershme e Keshillit te Sigurimit te OKB-se.


Por sot Ivo Sanader ndodhet ne paraburgim ne Austri ku u arrestua pas aktpadise qe iu ngrit ne vendin e tij per korrupsion keqperdorim te detyres dhe vetem disa dite me vone edhe ne Austri dyshohej per shpelarje parash shkruan korrespodenti i Kohes Ditore nga Brukseli.

Me akuzen kunder Sanaderit deri dje te plotfuqishem Kroacia po deshmon se ligji eshte mbi politiken dhe ne kete menyre po dergon sinjal inkurajues ne Bruksel por shqetesues per disa lidere tjere ne rajonin e Ballkanit.


Ka plot Sanadera e madje me duar edhe me te papastra se ai neper Ballkan thone sot ne Bruksel. Askujt nuk i vjen keq per Sanaderin as miqve te tij te dikurshem. Perkundrazi ata ndihen te tradhtuar nga ai.


Ai keqperdori miqesine e tyre dhe ndihmen. Por te gjithe presin se cfare ndikimi rasti i Sanaderit mund te kete ne pjesen tjeter te rajonit. Sa per Kroacine rasti Sanader eshte kulmi i veprimeve ne lufte kunder korrupsionit e jo fillim i kesaj lufte. Para se te akuzohej Sanader disa ish- bashkepunetore te tij tashme ishin denuar.


Dy prej tyre ish-ministra ne Qeverine e Sanaderit dhe dhjetera te tjere menaxhere kompanish publike. Brukseli e di se Sanader nuk ishte i vetmi lider ne rajon qe bente ate qe i ngarkohet sot si aktakuze. Ndoshta ai ishte me pak i kujdesshem se disa lidere te tjere e ndoshta shoqeria e Kroacise megjithate eshte me e guximshme dhe me e pjekur se shoqerite e tjera ne Ballkan.

Ndoshta Kroacia ka kapacitete me te medha sesa vendet tjera apo thjesht ka arritur depolitizimin e plote te policise prokurorise dhe gjyqesorit. Por metodat qe ka perdorur Sanader jane thjesht nje shabllon qe shihet gjithandej ne Ballkan.


Nuk ka vend ne Ballkan as Shqiperia as Maqedonia Kosova Mali i Zi Serbia apo Bosnja e Hercegovina ku nuk ka dyshime se privatizimi kontrolli i ndermarrjeve publike permes emerimit te te afermve ne bordet udheheqese ndikimi ne media kontrolli i tendereve per ndertim te rrugeve aeroporteve apo rinovimi i ndertesave eshte bere ne menyren e njejte sikur ne Kroaci e madje edhe me zi.


Kjo eshte arsye e mjaftueshme qe shume lidere ne vendet tjera te rajonit te djersiten nga rasti Sanader dhe te mos mendojne se miqesia me politikane te huaj apo rrahja e kraheve per deklarata publike per integrime ne BE e NATO apo edhe thirrja ne merita per realizimin e aspiratave kombetare do ti shpetoje nga pergjegjesia nese i kane perlyer duart.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›