E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi debatet PD-PS per hetimin e zgjedhjeve

Debati i djeshem per ngritjen e komisionit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 solli dhe perplasje dhe akuza personale


TIRAN - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane debatuar diten e djeshme perreth tete ore per ngritjen e komisionit per hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare.


Ndonese pati nje debat te ashper te dyja palet nuk arriten qe ne fund te konkretizonin ngritjen e komisionit qe do te mund te sillte zgjidhjen e krizes politike. Perplasjet politike nuk sollen vetem kundershtimet mbi argumentet por shpeshhere kaluan deri ne fyerje personale. Me poshte gazeta publikon nje pjese te debatit te djeshem parlamentar.

Fatmir Xhafaj Negociatat nuk paten sukses. Na vjen keq per kete. Ngritja e komisionit do te ishte nje shans per te gjithe dhe nje shans i mire per mazhorancen per te deshmuar reflektim ndaj domosdoshmerise se zgjedhjeve te lira dhe te ndershme per vendin.


Natyrisht do te ishte dhe nje respektim i drejtperdrejte ndaj mesazheve te vazhdueshme te partnereve nderkombetare dhe nje imazhi te mire te vendit. PS eshte iniciuese e disa negociatave ne funksion te ngritjes se komisionit hetimor.


Ka nje njeri qe vendos per gjithcka dhe per cdo gje ai eshte kryeministri. Nisur nga ky fakt pranuam te negocionim sepse po negocionim me negociatorin real. Perpjekja jone ishte per zgjidhje per te mos krijuar nje nyje te re konfliktesh.


Ne prezantuam nje projekt qe reflekton teresisht rezoluten e PE-se i qendron strikt rekomandimeve te kesaj rezolute dhe qendrimeve te meparshme konsensuale te paleve.


Mendoj qe te gjithe hapesirat jane qe te arrihet ne nje kompromis. do vonese per ta vonuar per ta mbajtur nen deklaratat e KQZ-se nuk i sherben per te zgjidhur krizen politike.


Pasojat e deshtimit te mundshem do te bejne qe zgjedhjet e ardhshme te jene te rrezikuara seriozisht. Duhet te jemi te ndershem moshapja e kutive te materialeve zgjedhore do te ishte nje mesazh inkurajues per manipulatoret e proceseve elektorale. Nje nga arsyet qe ky eshte cikel i vazhdueshem eshte se nuk i keni shkuar fenomenit deri ne fund.


Sali Berisha Se pari me duhet theksoj se nuk jam aspak i habitur per faktin sepse ju terhiqni teresisht nga komisioni hetimor parlamentar. Ju te nderuar deputete harroni se muret e ketij Parlamenti kane nje memorie mediat e ketij vendi kane nje arkiv qytetaret e ketij vendi kane nje memorie dhe kjo memorie thote se ju prej 1 vit e gjysme u angazhuat me qellimin me absurd qe Europa ka njohur nga ndonje opozite e ndonje vendi te lire.


Ju u angazhuat nen mision imposible dhe harruat se misionet e pamundshme i ndermarrin vetem ata te cilet fakultetin politik e kane te erresuar teresisht nga faktore fundamentaliste faktore ekstrem qe nder cilesite e tyre jo ndertim por shkaterrim eshte objektivi i saj i pare.

Gramoz Ruci Te nderuar shqiptare eshte nata e dyte qe Parlamenti shqiptar mblidhet per te gjykuar te njejten ceshtje. shte e hera e pare qe Parlamenti shqiptar diskuton per gjithcka si naten e pare dhe sot por nuk thote kryeministri i vendit asnje per problemin per te cilin jemi mbledhur.


Problemi shtrohet qarte dhe hapur Opozita shqiptare me qellimin e mire per te zgjidhur krizen ndermori nje hap. Njeriu qe duhet te jetoje me krizen dhe forca politike qe ska asnje vullnet per te zgjidhur krizen e vuan si naten e te enjtes dhe sot.


Kryeministri nuk thote asnje fjale ai nuk eshte i gatshem per te ndryshuar Shqiperine. Ai eshte i gatshem per te ndryshuar raportin dhe rekomandimet e KE-se.


Opozita shqiptare me qellimin e mire per te konkretizuar kerkesat e rezolutes se PE-se ndermori nje hap per te ngritur nje komision hetimor sic thote Rezoluta e PE-se. Shqiptaret dhe nderkombetaret marrin pergjigjen qe kreu i qeverise nuk e pranon Rezoluten dhe nuk ben asnje centimeter per ta konkretizuar ate.


Problemi qendron ato qe kemi kerkuar do ti miratosh apo jo Votoje kunder nismen e opozites se do te rreshqase. Kjo pyetje do te marre pergjigje perfundimtare. Ne jemi per ngritjen e komisionit hetimor votoje.


Sali Berisha Me sa duket historia ka qejf historite e fshatit. Ne fshatin tim kishte vetem dy persona me dore tjeterkush nuk prekte dhe nuk mbylleshin kurre. Ne traditen e asaj kohe vjedhja ishte e rende dhe keto shkojne nje nate vjedhin kopshtin e shtepise sime. Nje dite komshia dikton se smund ta kishin vjedhur keto. Nje dite ky i hyn ne kopsht. Njeri mbante shalqirin tjetri thesin. Erdhi puna per betimin ai qe kishte thesin betohej se skishte prekur shalqi me dy duart.


Zgjedhjet do te behen i garantoj qytetaret se do te jene te lira dhe te ndershme. 2009 eshte leksioni i madh i historise shqiptaret kaluan nje nga provat me te medha te tyre kurre nuk do te kthehen pas. Merr pjese zoti Rama nuk merr pjese zoti Rama te beje cte doje une do te bej zgjedhje te lira me kete ndershme. Merrni pjese jeni te mireseardhur une do te bej zgjedhje me kete mazhorance.


Fatmir Xhafaj Shqiptaret duan te shikojne ne ate karrige kryeministrin jo ate qe tregon perralla nga mengjesi ne darke. Vendimet e Gjykates Kushtetuese qe u referoheni ju jane per komisionet hetimore qe ka ngritur forca juaj politike. Nuk kemi kerkuar ne te kete tre vota kryetari na e keni propozuar ju ate. Edhe ate qe na e propozoni ju do te na e shisni si tonen.


Sali Berisha do komision hetimor duhet te kete nje objekt hetimi. Nese te kujtohet ju insistuat deri sa donit leshimin dhe une e bera. Ju mbajtet ligjerata te tera se po terhiqesha nga nje hetim. Ajo cfare kerkoni ju qe te behet hetim pa prova dhe pa fakte kete nuk mund ta beni ju pavaresisht se cili eshte qendrimi juaj.


Pandeli Majko Sinqerisht sot jam mahnitur nga Kryeministri Berisha. Me beri shume pershtypje ajo historia qe tregonte me fabulen qe ne fshatin tende kishte dy persona qe vidhnin shalqi. Te te bej nje pyetje nga zona ku je ti ne Tropoje mbilleshin Se me sa di une vetem ne Kavaje dhe zonat fushore jane mbjelle. Kush eshte qendrimi zyrtar perfundimtar sot i juaji Ju thate se fletet nuk do te digjen. Kush eshte sot fajtori qe sot nuk po ngrihet komisioni zgjedhor


Sali Berisha Perdorimi i kameres per te thene te kunderten e asaj qe eshte e vertete eshte me te vertete e dhimbshme sa me nuk behet.


Bashkim Fino Opozita politikisht e ka fituar kete beteje. Kryeministri u tall mbi nje vit e gjysme. Por eshte kaq e vertete se gjate kesaj kohe tregoi friken nga vota e lire dhe demokratike. Sot ajo eshte pa fakte pa argumente.


Gramoz Ruci Kjo seance kishte nje kohe. Ndersa per opoziten po zbaton kohe deri tani opozita kishte nje ore deri tani Berisha ka folur 2 ore e gjysme. Do ta japim edhe gjysme ore qe tia kalosh avesit. Ketu nuk flitet per dy probleme per zgjidhjen e krizes politike dhe per ngritjen e komisionit hetimor.

Ilir Meta Nuk ka asnje pengese per te numeruar fletet e votimit. Pengesa e vetme eshte kryetari i PS i cili eshte ftuar qe ne shtator te vitit 2009 jo vetem nga mazhoranca por edhe nga komuniteti nderkombetar per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese. Mazhoranca ka qene e gatshme per te ndryshuar vendimin. Vetem 28 firma deputetesh eshte dashur per te shkuar ne Kushtetuese.


Ju nuk drejtoheni nga Edi Rama por nga krimi i organizuar qe drejton Edi Ramen. Ju pranuat Kodin me Sali Berishen vetem per te asgjesuar nje parti te vogel. Une flas per socialistet jo per ata qe duan Bashkine e Tiranes per pastrimin e parave te tyre.


Gramoz Ruci Cili eshte ky qe flet keshtu. Do ta mirekuptoja nese projektvendimi i 2005-es te merresh mot-a-mot te ndryshonte vetem data dhe ta benim vendim te ketij parlament. Vetem keshtu do te ishte i besueshem. Zoti Meta je ulur ne prehrin e tij dhe po behesh megafon i tij.


Zoti Meta merr vendimin e 2005-es ndryshoi daten dhe ne jemi dakord qe ta votojme. Ndryshe as mos bertit as mos llomotit dhe mos ofendo kedo. Elektorati ta dha nje pergjigje ne vitin 2009 dhe do ta jape edhe ne zgjedhjet e ardhshme si rezultati ketyre llomotitjeve i ketyre mosperfaqesimit te tyre.


Ti ke bere nje fushe per manipulimin e votes dhe per rrezimin e atij qe manipulon votat. Faleminderit shume qe atij elektorati i the se sa i perfaqeson dhe faleminderit se per ke ata do te votojne se per ke i sherben.

Ilir Meta Shoku Gramoz ne kete Parlament cdo deputet ka te drejte qe te thote cfare te doje qe kur ty ka filluar qe te qaje zemra per levizjen e dhjetorit nderkohe qe ti lidhje me zinxhir te gjithe ata qe tentonin te largoheshin.


Ty nuk kishte pse te digjte kaq shume prehri i krimit te organizuar por qe ke edhe ti arsyet te cilat do te jepen me fakte. Ti je krenar per ate kryetar por ti ke qene krenar per cdo kryetar te PS-se dhe kjo eshte e njohur per keto anetar te KPD. Pranoni ate te dites se premte dhe cdo gje eshte e zgjidhur.


Gramoz Ruci Edhe ata qe ishin lidhur me zinxhire i hoqa dhe i nxora E dyta se jam krenar per cdo anetar jam servil. Une kam qene edhe kunder kryetarit tim kur ka qene kryetar por ti je krenar per kryetarin e partise tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›