Seanca e fundit gjyqesore per Julia Timoshenkon

Ish kryeministrja e Ukraines Julia Timoshenko eshte akuzuar per pervetesim vjedhje dhe invazion me taksat ne seancen e fundit ligjore te akuzave ndaj saj.
Liderja e opozites ukraines aktualisht eshte e burgosur.
Administrata Shteterore e Taksave ne Ukraine tha sot se Timoshenko nuk ka paguar afersisht rreth 6 milion dollare ne taksa kur ajo drejtonte nje kompani energjitike ne Ukraine ne vitet 1990. Gjithashtu thuhet se ajo ka fshehur 165 milion dollare nga te ardhurat e kompanise.
Muajin e kaluar Timoshenko u denua me 7 vjet burg per tejkalim te pushtetit te saj kur ishte kryeministre ne marreveshjen e gazit me Rusine qe u nenshkrua ne vitin 2009. Kundershtaret e saj thone se kjo marreveshje i lejonte favore Rusise.
50 vjecarja Tiimoshenko ka perseritur mospranimin e akuzave dhe e ka pershkruar gjyqin si lincim politik.
Ish kryeministrja pritej qe te ishte kandidatja kryesore e opozites ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem por ajo nuk mund te vendose kandidaturen nese lihet ne fuqi vendimi i gjykates i cili e ka denuar ate me 7 vjet burg.