E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Siria ka kryer krime kundër njerëzimit

Në raportin e saj 63-faqësh, të publikuar të premten, organizata Human Rights Watch, me seli në New York, thekson se vetëm nga mesi i prillit e deri në fund të gushtit forcat siriane të sigurimit kanë vrarë të paktën 587 civilë në Homs.

Raporti i paraprinë takimit të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe për krizën në Siri, që do të mbahet të shtunën. Në raport i apelohet Ligës që të suspendojë anëtarësimin e Sirisë në të.

Gjithashtu, Human Rights Watch i bënë Ligës Arabe që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së vendosjen e një embargoje në armë, sanksione ndaj anëtarëve të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, dhe të propozojë që Siria të dërgohet para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të OKB’së, që nga mesi i muajit mars në Siri janë vrarë mbi 3,500 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›