E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonda ruse rrezikon botën

Meqenëse Rusia ka njoftuar se nuk mund të shpëtojë sondën e saj, ajo është shndërruar në një rrezik të madh potencial për botën.

Gjasat për shpëtimin e fluturakes ruse pa pilotë, e cila për shkak të prishjes mbeti brenda orbitës së tokës, janë tejet të vogla.

Si pasojë, bota kërcënohet seriozisht, nëse kjo sondë, me peshë mbi 13 tonelata dhe përplot me karburant toksik, bie mbi sipërfaqen e planetit tonë.

"Natën e kaluar (mes të enjtes dhe të premtes) janë ndërmarrë disa përpjekje për marrjen e të dhënave telemetrike nga fluturakja. Asnjëra nuk doli e suksesshme. Gjasat për shpëtimin e sondës janë shumë, shumë të vogla”, i tha agjencisë AFP një burim që nuk deshi të identifikohej.

As përpjekjet e NASA’s dhe të ESA’s nuk dhanë rezultate.

Fluturakja ruse e gjithësisë Phobos-Grunt është lansuar të martën, nga kozmodromi rus Baykonur, në Kazakistan, me ndihmën e raketës Zenith-2. Planfikohej që ajo të fluturonte drejt hënës së Marsit, Phobos, dhe prej saj të mblidhte mostra të dheut. Sonda u nda nga raketa, por motorët e saj nuk startuan, kështu që mbeti në orbitën e tokës.

“Mendoj që sonda assesi nuk do të bije në tokë para 3 dhjetorit”, theksoi burimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›