Turpi somalez
"Zemrat e lexuesve tanë janë prekur nga kjo fotografi, shumë nga ta edhe kanë qarë”, thuhet tani në gazetë, derisa sqarohet se Minhaj Gedi Farah sot është një djalosh i shëndoshë. Faqet e tij tani janë rrumbullakuar, dhe fytyra e tij është larg asaj që e kishte parë e gjithë bota.
Fëmija u shpëtua falë kenianëve që dhanë donacione aq sa mundën, kështu që iniciativa për shpëtimin e tij u shndërrua në një aksion të vërtetë humanitar të njerëzve të zakonshëm, por edhe të bankave dhe provajderëve të telefonisë mobile në Kenia.
Për shkak të urisë që mbretëron në atë pjesë të Afrikës janë mbajtur edhe shumë konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë, pjesë e të cilave ishin edhe presidentë shtetesh. Si rrjedhojë, përveç shpëtimit të Farah edhe shumë fëmijë të ngjashëm me të përfituan ushqim.
Vogëlushi Minhaj Gedi Farah tani i ka nëntë muaj, peshon 8 kilogramë, mund të lëvizë këmbadoras dhe të rri ulur. Duket sikur çdo fëmijë tjetër i ushqyer mirë.
"Nëna e tij mendonte se ai s’do të shërohej kurrë. Por, familja e çunit tani është e stërkënaqur”, thotë për gazetën ‘Standard’ motra medicinale e një shoqate humanitare që operon në Somali dhe Kenia.