E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro kalon mbi 140.5 cfare po ndodh me lekun

TIRAN- Keto mund te cilesohen si ditet me te keqija te lekut ne raport me euron ku rralle me pare monedha europiane kishte shkuar deri ne 140.70 leke. Te dhenat zyrtare te Bankes se Shqiperise raportojne per rritje te metejshme te cmimit te euros ne treg duke treguar keshtu pozitat jo te mira te lekut gjate ketij fillim viti.


Sipas BSH-se gjate dites se djeshme nje euro eshte blere me te pakten 140.42 leke por keto jane tregues mesatare te mbledhur nga disa pika te kembimit valutor nderkohe qe te dhenat nga terreni flasin per nje shtrenjtim edhe me te madh te euros.


Pika te ndryshme kembimi valutor ne Tirane kane shitur dje nje euro me te pakten 140.70 leke duke shenuar nje rekord te ri per vitin 2011. Shtrenjtimi i monedhes europiane ka nje ndikim te menjehershem tek niveli i cmimeve ne vend te cilat gjithashtu po njohin rritje te ndjeshme.


Produktet ushqimore karburantet gazi etj. kane njohur nje rritje te madhe gjate mujave te fundit duke rikthyer keshtu friken e krizes se cmimeve te tre viteve me pare.
Edhe pse Shqiperia nuk ka ne perdorim euron ekonomia e familjeve shqiptare eshte mjaft e lidhur me zhvillimet ne kursin e kembimit.


Ekspertet e lidhin ate me deficitin tregtar te vendit shkallen e larte te perdorimit te monedhes europiane ne ekonomine shqiptare ne nje kohe kur ne nuk kemi ndikim ne politikat e Bankes Qendrore te Europiane si dhe uljen e dergesave te emigranteve te cilat per nje kohe te gjate jane bere jeleku i shpetimit per kursin e kembimit te lekut.


Lidhur me deficitin tregtar Shqiperia eshte nje vend importues dhe per pasoje cdo rritje e euros sipas tyre ka nje ndikim te menjehershem tek cmimet e mallrave te importit. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave Shqiperia ka shenuar nje thellim te metejshem te deficitit tregtar pergjate muajit dhjetor. Ne rastin konkret per te blere mallra nga jashte tregtaret perdorin valuten ne pjesen me te madhe euro duke rritur edhe me tej kerkesen per kete monedhe ne treg.


Nga ana tjeter monedha e dobet cilesohet nga ekspertet nje mundesi e mire e vendit per te rritur eksportet por edhe ne kete rast Shqiperia nuk mund te perfitoje pasi pergjate muajit dhjetor 2010 vendi ka eksportuar vetem 13.7 miliarde leke mallra te cilat kane te bejne kryesisht me lende te pare ndersa ka importuar 48.8 miliarde leke duke krijuar nje deficit prej 35.1 miliarde lekesh.


Per sa i perket perdorimit te gjere te monedhes europiane ne vend mund te thuhet pa hezitim se ne mjaft raste ajo ka zevendesuar lekun. Keshtu pershembull tregu i pasurive te paluajtshme ne pjesen me te madhe te tij kryhet ne euro.


Ne euro gjithashtu jane edhe ofertat e pushimeve jashte shtetit tarifat e shkollimit ne universitetet private biletat e udhetimit me avion apo traget madje tashme edhe qirate e apartamenteve kane filluar te kerkohen ne kete monedhe.


Perfshirja nga ethet e euros ka nje ndikim negativ per ata blejne te mira apo sherbime por qe te ardhurat i kane ne leke.


Nje gje e tille ndodh edhe me kredite. Pjesa me e madhe e portofolit te kredise eshte ne monedhen europiane. Ne lidhje me kete ekspertet keshillojne marrjen e kredise ne monedhen ne te cilen perfitohen edhe te ardhurat per te qene te mbrojtur nga luhatjet e kursit te kembimit. Pra ata qe i kane te ardhurat ne euro mund te marrin kredine ne euro ndersa ata qe marrin pagen ne leke pershembull jane me te mbrojtur nese edhe kredine e marrin ne leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›