Ndryshon taksa e qarkullimit rrugor
Aplikimi i taksës së mjeteve të përdorura në shitje të cdo mjeti nuk është e vetmi ndryshim për taksat e makinave. Zëvendës drejtori i drejtorisë së transportit të shërbimit rrugor Eduart Gjermeni thotë se ndryshime janë bërë edhe në taksën e qarkullimit të mjeteve.
"Në qofte se me ligjin e vjetër një qytetar kërkonte të regjistronte mjetin në muajin e fundit të vitit, ai ishte i detyruar të paguante taksën e plotë për gjithë vitin, pavarësisht se ai e përdorte mjetin një muaj. Ndërsa tani me futjen e ligjit të ri ai paguan vetëm për atë muaj që e përdor. E njëjta gjë ka të bëjë dhe përsa i përket mjeteve që dalin jashtë përdorimit", bën të ditur Eduart Gjermeni, zv.drejtor DSHTRR, Tiranë.
Sipas zotit Gjermeni taksa e mjeteve të përdorura ka një skemë të qartë llogaritjeje dhe përgjithësisht asaj i nën shtrohen të gjithë mjetet e transportit përjashtuar mjetet bujqësore
"Diferenca e kësaj takse ka të bëjë me taksën në momentin që e shet, e cila llogaritet duke shumëzuar cilindratin e mjetit, me koeficientin e karburantit i cili për makinat me naftë është 25, ndërsa për makinat me benzinë është 20. Ka të bëjë pastaj dhe me koeficientin vjetor që futet me grup mjetet, ku grupi i mjeteve autoveture e kanë këtë koeficient 0.5 dhe gjithë mjetet e tjera e kanë 0.25. Përjashtohen në këtë rast vetëm mjetet bujqësore", thotë ai.
Ne rastin e rishitjes së një makine pasi e ka paguar një taksë shitjeje me ligjin e ri në fuqi detyrimi që lind për tu paguar është shumë më i vogël
"Nëse do bëhet një rishitje e mjetit prapë do bëhet e njëjta llogaritje, por ka të bëjë me afatin kohor nga momenti i shitjes së parë, me shitjen pasaardhëse. Kuptohet taksa është e vogël, sepse në këtë rast nuk ka të bëjë me diferencën e momentit kur futet mjeti nga importi por ka të bëjë me diferencën e shumave të taksave nga shitja e parë në shitjen pasaardhëse", vijon Gjermeni.
Taksa e shitjes së mjeteve aplikohet që prej 13 korrikut për herë të parë në vendin tonë. Një taksë e ngjashme paguhet në të gjithë vendet e BE dhe ka si qëllim dekurajimin e shitjes së mjeteve të vjetëruara.
Adi Darsi