Topalli nuk lë të flasë Ruçin për gjendjen emergjente: Je jashtë teme
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk ka lejuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, të flasë në seancën e sotme plenare. Sapo ka nisur që ai të flasë për gjendjen në Veri, Topalli i është përgjigjur se është jashtë teme.
Sipas Topallit, Ruçi duhej ti përmbahej temave të caktuara në kalendar dhe nëse do ta kishte shqetësim gjendjen në Veri, duhet të kërkonte interpelancë, ose një debat pyetje-përgjigjie me ministrat.
Pas kësaj, Topalli ka vendosur që ti ndërpresë fjalën Ruçit, ndërsa seanca është ndërprerë.
Mazhoranca është duke bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që ta largojë vëmendjen nga gjendja e krijuar si pasojë e reshjeve të borës, duke akuzuar çdokënd që shqetësohet për situatën, madje dhe qytetarët që marrin në telefon të alarmuar pasi janë në hall.