Seanca per kom. hetimor asnje shenje kompromisi. Berisha Mos hiqni dore nga rinumerimi

Asnje rezultat te ri dhe pozitiv nuk arriti as seanca shtese per kete sesion, e thirrur ne funksion te kompromisit. Tre dite negociata qe iu lane paleve ne dispozicion nuk prodhuan asgje, vec nje seance parlamentare ku palet paten mundesi te shtonin dozen e sulmeve dhe akuzave politike.
Ndersa palet nuk gjeten kompromis per piken 178 te kodit zgjedhor, sipas se ciles demokratet kushtezuan socialistet qe per hetimin e zgjedhjeve t’i drejtohen arkivit per te marre materialet zgjedhore dhe keta te fundit nuk rane dakort pasi kjo procedure kufizon hetimin, ne sallen e parlamentit erdhi nje propozim i kryeministrit Berisha qe iu drejtua socialisteve me kerkesen per rinumërim te votave, varianti fillestar i opozites.
“Çfarë të doni në përputhje me vendimet e gjykatës Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor. Asnjë kufizim. Mos u tërhiqni nga rinumërimi! Mos u tërhiqni nga rivlerësimi! Mos u tërhiqni nga hapja e kutive! Kini respekt për socialistët” tha kryeministri Berisha.
“Ku paskemi qenë mor zoti kryeministër! Një vit e gjysmë vure murin e kështjellës dhe the asnjë rinumërim. Kam përshtypjen se ne vetëm po luajmë bllofin dhe po luhet loja e patates së nxehtë: Ne duam hetimin, por ja nuk duan këta; ne duam të jemi të hapur, por ja nuk duan këta” tha deputeti socialist Pandeli Majko.
Por pavarësisht ketij ripozicionimi te paleve, ku kreu i mazhorances artikuloi rinumërim te votave dhe opozita hezitim per ta marre ne konsiderate kete propozim, palen vijuan te akuzojne njera tjetren se kush realisht kishte bllokuar procesin.
“Hoqëm dorë nga fletët e votimit, por jo nga kutitë e materialeve zgjedhore për një arsye mjaft të thjeshtë, sepse kishte një çështje ku dy palët kishin pozicione diametralisht të kundërta dhe u përpoqëm të sillnim një projekt sa më afër qëndrimeve të palëve” tha deputeti socialist Fatmir Xhafa.
“Nuk kërkojnë më hetim këta, por kontroll. Ka ky vend një kushtetutë mor zotëri dhe ti ke qenë ministër drejtësie. Ti e di shumë mirë që kjo kushtetutë dhe kjo rregullore e këtij parlamenti kontrollin ja japin tërësisht komisioneve permanente parlamentare” tha kryeministri Berisha.
“Ma shtron këtu se bëra kompromisin se Edi Rama donte të plagoste zgjedhjet duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Harroje! Ta kam deklaruar disa herë, po ta rideklaroj: do na kesh përballë në të gjitha betejat elektorale, por beteja elektorale demokratike. Për këtë kemi luftuar dhe për këtë do të luftojmë” tha kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.
Merr a s’merr pjesë zoti Rama, shtrihet përdhe zoti Rama, hyp në pemë... të bëjë ç’të dojë. Unë do bëj zgjedhje të lira e të ndershme më këtë mazhorancë. Merrni pjesë, jini të mirëseardhur! Vendosni bojkot, është puna juaj” tha kryeministri Berisha.
Rovena Moçka