E Shtunë, 31 Tetor 2026

DHTI sfidat e biznesit per vitin 2011

Amnistia Fiskale dhe miratimi i ligjit për gjykatën Administrative mbeten dy sfidat kryesore për biznesin në vitin e ardhshëm. Kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka tha se në vitin 2011 shpreson të gjendet gjuha e përbashkët me politikën për të zgjidhur këto dy cështje me rëndësi për komunitetin e sipërmarrjes.

"Edhe pse buxheti i shtetit nuk i erdhi në ndihmë duke shkurtuar një shifër të konsiderueshme në korrik në shifrat 147 milionë euro, në investime kapitale të planifikuara, biznesi arriti të rrezistojë dhe kishte sipërmarrje dhe nisma të suksesshme sidomos në sektorin e eksporteve shqiptare. Ndërkohë gjatë vitit 2010 mbarë komuniteti i biznesit ka kërkuar me ngulm miratimin në Parlament të projektligjit për gjykatën administrative si zgjidhjen e një kalvari pothuajse 20 vjecar raportesh të vështira dhe shkeljesh flagrante të të drejtave të biznesit. Një tjetër peng i vullnetit politik të munguar është edhe realizimi i aministisë fiskale që ju jeni në dijeni për iniciativën dhe lobimin që ka bërë jo vetëm DHTI por të gjitha përfaqësitë, shoqatat e biznesit, analistë të ndryshëm, ekonomistë, specialistë të fushave të ndryshme. Ky proces kërkon një impakt social dhe një paketë të plotë ligjore, po si shumica dhe pakica parlamentare nuk treguan vullnetin e duhur vitin që kaloi", u shpreh Nikolin Jaka, kreu i DHTI, Tiranë.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e martë , 28 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›