E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi Lidhja e Gruas forumi me aktiv per demokratizimin e vendit

Patos 3 nentor NOA - Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise LDGSH eshte nje nga forumet politike me aktive ne vend i cili punon per demokratizimin e vendit. kjo eshte deklarata qe ka bere deputetja e PD-se Albana Vokshi ne Kuvendin e ketij forumi te mbajtur sot ne qytetin e Patosit. Te pranishem ne kete takim ishin edhe deputetja e Qarkut Fier Mesila Doda dhe Kryetari i Partise Demokratike dega Patos Miti Tapia.

Ky forum zgjodhi dhe drejtuesit e tij. Me shumice votash Kryetare e LDG-se se Patosit  u zgjodh Pranvera Mahmutaj.

Gjate fjales se saj Vokshi pergezoi drejtueset e LDG-se Patos per angazhimin e tyre ne proceset elektorale dhe ne te gjitha proceset demokratike te vendit. Ajo informoi delegatet e pranishme ne Kuvend se LDGSH  eshte perfshire ne nje proces ristrukturimi dhe se ne te gjitha deget e saj po punohet me te gjitha grate dhe vajzat aktiviste per te qene pjese e Lidhjes Demokratike te Gruas.

LDGSH numeron mbi 10 mije anetare dhe se ky numer pritet te dyfishohet  ne perfundim te te gjithe procesit zgjedhor ku jane perfshire te gjitha deget e saj tha Vokshi.

Ndersa deputetja e Qarkut Fier Mesila Doda falenderoi Lidhjen Demokratike te Gruas Patos per vemendjen qe i ka kushtuar rritjes se anetaresise dhe per perkushtimin e saj per te fituar terren politik edhe ne zonat me te veshtira te Bashkise Patos.

Ajo vleresoi edhe angazhimin e LDGSH-se per te rritur forcen e organizates dhe rolin e saj ne te gjitha proceset demokratike te vendit.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›