Seance ilegale ne Gjykaten e Larte

Para kolegjit penal janë betuar në prani të prokurorëve të cështjes dhe avakatëve të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta vetëm Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, ndërkohë që pas dy ditësh kolegji do mblidhet sërish për të dëgjuar betimin e ekspertit tjetër, Artur Rrahmani i cili nuk u paraqit për arsye shëndetësore.
Gjatë seancës së paparashikuar, pasi kolegji penal kishte vendosur të mblidhej në 24 tetor për të dëgjuar përgjigjjet e tre ekspertëve për videon-skandal Meta-Prifti, prokurori Bujar Sheshi këmbënguli sërish në disa nga kërkesat e tij.
Prokurori i tha Gjykatës së Lartë se është i domosdoshëm përdorimi i programeve kompjuterike të licensuara, ose ndryshe të ligjshme, që sipas tij të jenë blerë dhe instaluar nga një subjekt i licensuar.
Kjo, sepse sipas prokurorit, përdorimi i programeve jo të licnesuara mund të krijojë probleme edhe me kompanitë prodhuese dhe shitëse të programeve, si dhe mund të përbëjë shkak për vënien para përgjegjësisë të përdoruesve.
Prokurori kërkoi gjithashtu që të pyetet si dëshmitar Dritan Prifti, njeriu kyc në këtë histori dhe mandej të dëgjohen përgjigjet e ekspertëve për 18 detyrat e lëna nga kolegji penal.
Prokurori kërkoi për këtë kërkesë caktimin e një date më të afërt për të dëgjuar Priftin. Por të gjitha këto kërkesa të Prokurorisë së Përgjithshme nuk u pranuan.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika KE: Shqipëria njësoj si Bosnja
Këtë vit Kroacia kryeson listën e Ballkanit si nxënës i shkëlqyer. Komisioni Europian vlerëson nivelin e lartë të përgatitjes së vendit për të qenë anëtare në BE, sic pritet në 1 korrik 2013, megjithëse monitorimi do të vijojë edhe pas anëtarësimit për cështjet e brendshme, gjyqësorit, liritë themeltare dhe konkurrencën. Ambasadorët: Bashkiakët larg militantizmit
Drejtuesit e pushtetit vendor nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në një konferencë bashkëpunimi organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ne bashkepunim me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
Ambasadori Aleksandër Arvizu në mënyrë të drejtpërdrejt larg gjuhës së zakonshme diplomatike ka deklaruar se të gjitha palët janë fajtore për hapat prapa të integrimit. Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë i ka drejtuar një mesazh të qartë mazhorancës qeverisëse të zotit Berisha për përgjegjësitë që ka në krijimin e terrenit të përshtatshëm për dialog me opozitën.
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian. Midis mafies dhe ndotjes akustike
Ilir Yzeiri- Shpeshherë, kur ndien se nuk ke asnjë lidhje me gjithë sa thuhet e bëhet në këtë vend, gjithmonë kur të mbyt zhurma e bezdisshme, e mërzitshme dhe shurdhuese e fjalëve që nxjerrin nga goja ata që gënjejnë këtë vend, ata që e kanë kthyer në një vend të dhunshëm këtë tokë, ata që, tash së fundi, edhe duan ta kthejnë në një kazan të madh plehrash, pra, sa herë që kujtohem se në cilin vend jetoj, mundohem të mos e mbaj mend vitin, muajin apo ditën në të cilën ndodhem.
Lajmet kryesore
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja
Vrasjet e rënda, pa autor!
Pirateria, superaksion në Kosovë