E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polanski merr cmim regjisori nderohet per karrieren

Dy vjet më parë rrugës për të marrë çmimin për karrierën regjizori i famshëm  Roman Polanski u arrestua pa arritur të merrte në dorë statujën. Më në fund, për arritjet e tij në kinematografi fituesi i çmimit Oskar arrin të marrë çmimin  e festivalit të Zyrihut. Prezent në natën gala, Polanski u shpreh i emocionuar.

"Është një moment shumë prekës ndaj mos prisni fjalime, Ndonëse do të doja të shfrytëzoja rastin për të falenderuar njerëzit që më mbështetën gjatë gjithë këtyre muajve të vështirë. Veçanërisht do të doja t’i them falënderit personelit të burgjeve  deklaroi Polanski, regjizori i  filmave të tillë si "Chinatown" apo  "Rosmary’s Baby".

Arrestimi i tij në Zvicër në vitin 2009 shkaktoi një protestë në industrinë globale të filmit dhe në qarqet politike Franceze, ndërsa  regjizorë të tillë si  Woody Allen, Martin Scorsese apo Jean-Luc  Godard shprehën hapur mbështetjen e tyre.  Polanski, i cili fitoi çmimin Oskar për portretizimin e jetës në geton e hebrejve në Varshavë gjatë Luftës së Dytë Botërore me  "The pianist ", kaloi dy muaj në një burg zviceran në vjeshtë të vitit 2009  për t'u vendosur më pas në arrest shtepie deri në korrik 2010 kur Autoritetet zvicerane i thanë jo ekstradimit të 78-vjeçarit në Shtetet e Bashkuara, për shkak të gabimeve teknike në kerkesën e  SHBA.

Delina Bitraku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›