Top Show Perkulja dhe renia e tiranise shqiptare

Arkiv Libri i “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botuar së fundmi dhe që mban autorësinë e Spartak Ngjelës, njëkohësisht kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ishte shkaku i takimit të radhës në Top Show.
Në panel ndodhej vetë autori i librit, zoti Spartak Ngjela, i cili që në fillim të fjalës së tij, sqaroi se synimi i tij me shkrimet e hedhura në këtë libër, nuk ishin botimi i një libri me karakter kujtimesh, por një libër me karakter historik.
Ngjela tha se në libër shpaloset këndvështrimi i tij për kohën e monizmit, periudhë në të cilën u përndoq politikisht. Ai evidentoi figurat kryesore të udhëheqjes, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Hysni Kapo dhe shtoi se në libër paraqiten më të detajuar lojërat politike mes tyre.
Sipas Ngjelës, shoqëria shqiptare historikisht ka vuajtur për burra shteti që të ngrenë këtë vend dhe se edhe në ditët e sotme vendi rrezikon në një formë a në një tjetër, tiraninë.
Ndërkohë, i ftuar në studio ishte edhe Henri Cili, drejtor i gazetës “Mapo” dhe botues i librit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”. Zoti Cili deklaroi se botimi i këtij libri nuk bëhej për cështje marketingu por si një detyrim për gjithë shoqërinë shqiptare.
Duke paralizuar me aktualitetin, kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, lidhur me reformat që ka nevojë vendi, vuri theksin tek ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, nuk duhet lënë kurrësesi posti i Presidentit të Republikës në dorë të kryeministrit Sali Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika KE: Shqipëria njësoj si Bosnja
Këtë vit Kroacia kryeson listën e Ballkanit si nxënës i shkëlqyer. Komisioni Europian vlerëson nivelin e lartë të përgatitjes së vendit për të qenë anëtare në BE, sic pritet në 1 korrik 2013, megjithëse monitorimi do të vijojë edhe pas anëtarësimit për cështjet e brendshme, gjyqësorit, liritë themeltare dhe konkurrencën. Ambasadorët: Bashkiakët larg militantizmit
Drejtuesit e pushtetit vendor nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në një konferencë bashkëpunimi organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ne bashkepunim me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Seancë “ilegale” në Gjykatën e Lartë
Para kolegjit penal janë betuar në prani të prokurorëve të cështjes dhe avakatëve të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta vetëm Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, ndërkohë që pas dy ditësh kolegji do mblidhet sërish për të dëgjuar betimin e ekspertit tjetër, Artur Rrahmani i cili nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
Ambasadori Aleksandër Arvizu në mënyrë të drejtpërdrejt larg gjuhës së zakonshme diplomatike ka deklaruar se të gjitha palët janë fajtore për hapat prapa të integrimit. Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë i ka drejtuar një mesazh të qartë mazhorancës qeverisëse të zotit Berisha për përgjegjësitë që ka në krijimin e terrenit të përshtatshëm për dialog me opozitën.
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian.
Lajmet kryesore
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja
Vrasjet e rënda, pa autor!
Pirateria, superaksion në Kosovë
Seancë “ilegale” në Gjykatën e Lartë