E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seancë maratonë e Kuvendit për pr/buxhetin 2012

Opozita e ka cilësuar këtë buxhet si më të dobëtin, teksa ka shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të borxhit të brendshëm.

Në fillim të seancës, në të cilën parashikohet një debat prej 15 orësh, Kryeministri Sali Berisha pritet të prezantojë buxhetin, të cilin e ka cilësuar si më të madhin në historinë e vendit. Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se p/buxheti për vitin 2012 synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, inflacionin në nivelet rreth 3 %, një borxh publik brenda kufirit prej 60 % si dhe rritje ekonomike rreth 4.3 %. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi mbrëmë se projektbuxheti i vitit 2012 reflekton mbi të gjitha nevojën për të ruajtur stabilitetin dhe ritmet e larta të zhvillimit të vendit.

Projektbuxheti 2012, tha ai, "reflekton specifikat e veta, që kanë të bëjnë me angazhime ambicioze të qeverisë, por edhe zhvillimet dramatike që ka patur ekonomia globale në vitin aktual dhe pritshmëritë aspak optimiste që përvijohen në Eurozonë, partneri kryesor i Shqipërisë. Zhvillimet në dy ekonomi që kemi marrëdhënie intensive si Greqia dhe Italia, dy partnerët tanë kryesorë dhe vendin ku jetojnë një milion emigrantë, janë mbajtur gjithashtu parasysh në vitin vendimtar 2012 për këtë mazhorancë", theksoi ministri Bode.

Sipas tij, buxheti i ri vendos në epiqendër ruajtjen e kredibilitetit të lartë të ekonomisë shqiptare, që është rritur edhe në kohë krize, duke u bërë kështu më e besueshme edhe për partnerët tanë ekonomikë. "Stabiliteti dhe rritja impresive gjatë krizës, ndër më të lartat në rajon, gjithsesi është përgjysmuar me kohën përpara krizës. Pa dyshim, ndihet një lojë lodhje ndërkombëtare dhe ekonomia shqiptare ka nevojë për një ripërshtatje afatmesme, për të rikthyer sa më shpejt vendin në ditët më të mira të rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë", u shpreh kreu i dikasterit të Financave. /Start/

                                                                                             2011-11-25 10:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›