E Diel, 1 Nëntor 2026

Seance ne Kongres Ne fokus radikalizimi i myslimano-amerikaneve

Komisioni i Dhomes se Perfaqesuesve per Sigurine Kombetare zhvilloi nje seance mbi radikalizimin e myslimaneve amerikane ne burgjet amerikane. Nje numer zyrtaresh te qeverive shteterore dhe lokale dhane deshmi para komisionit mbi perpjekjete qe po bejne grupe radikale islamiste nga jashte vendit per te rekrutuar individe nga burgjet amerikane ne menyre qe ti nxisin te kryejne sulme kunder amerikaneve.  Por disa anetare demokrate te Komisionit thane se nje seance e tille me nje teme kaq te ngushte injoron kercenimin qe perfaqesojne grupe te tjera kriminale brenda burgjeve amerikane.

Ligjvenesi republikan Piter King Kryetar i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Sigurine Kombetare i doli ne mbrojtje vendimit te tij per te zhvilluar nje seance te dyte me pyetje pergjigje mbi radikalizimin e myslimano-amerikaneve. Seanca perqendrohej ne konvertimin ne myslimane radikale te disa te burgosurve amerikane nje fenoment qe zoti King e paraqiti si nje kercenim ne rritje.

Po e perseris dhjetera ish-te burgosur te cilet u konvertuan ne fene islame ne burgjet amerikane pas lirimit shkuan ne Jemen per tiu bashkuar al-Kaides qe udhehiqet nga nje amerikan Anvar al-Avlaki i cili ka derguar terroriste per sulme ne Shtetet e Bashkuara qe nga viti 2008. Kjo njihet si nje nder deget me te rrezikshme te al-Kaides.

Pjesa me e madhe e anetareve demokrate te komisionit e kundershtuan temen teper te ngushte te seancave te ligjvenesit King duke nenvizuar se ka variante te ndryshme bandash kriminale dhe se edhe bandat e neonazisteve te bardhe qe operojne ne burgje paraqesin kercenim. Demokrati Beni Tomson perfaqeson shtetin Misisipi

Duke e kufizuar vemendjen e ketij komisioni mbi radikalizmin vetem tek nje fe lihet ne harrese kercenemi qe paraqesin ekstremistet e dhunshem te te gjitha ngjyrave. Ka edhe kercenime te tjera shqetesuese.

Zoti Tompson tha se numri i sulmeve te dhunshme nga persona qe jane konvertuar ne myslimane ne burg eshte i vogel krahasuar me problemin e bandave te dhunshme qe kane lindur ne burgje. Nje nga ekspertet qe po jepnin deshmi para komisionit Profesor Bert Useem i Universitetit Perdue eshte i te njejtit mendim dhe shton se burgjet nuk sherbejne si terren per rekrutimin e ekstremisteve islamiste. Burgjet amerikane thote profesori mbikqyren tani shume me mire se 30 vjet me pare dhe se pjesa me e madhe e te burgosurve kane pasur nje pervoje te ndryshme jete nga pjesa me e madhe e terroristeve.

Nje mase e madhe te dhenash ka treguar se terroristet vijne nga familje me te arsimuara dhe me te ardhura me te larta ndersa te burgosurit amerikane kane arsim me te ulet dhe rrjedhin nga komunitete me te varfra. Pra terroristet dhe elementet kriminale kane profile te ndryshme.

Por deshmitare te tjere ne seance kishin opinione te ndryshme duke theksuar se radikalizmi islamik brenda burgjeve amerikane eshte nje kercenim real. Patrik Danlivi eshte ish-Zevendes Inspektor i Sistemit te Korrektimit per Nju Jorkun

Pavaresisht nga pamja e jashtme muret e burgjeve jane poroze. Ndikime nga jashte ndjehen brenda burgjeve dhe te burgosurit brenda ketyre mureve mund te ndikojne tek njerezit jashte tyre. Individe dhe grupe qe kane perqafuar ideologjine islamiste kane bere perpjekje te vazhdueshme per te terhequr te burgosur amerikane ne doktrinen e tyre.

Ligjvenesja demokrate Lora Ricardson anetare e komisionit denoi faktin qe ligjvenesi King ishte perqendruar tek myslimanet duke e cilesuar si politike raciste dhe diskriminuese.

Ligjvenesi King u pergjigj duke thene se demokratet kishin rastin te organizonin nje seance me nje tjeter objektiv por nuk e bene nje gje te tille

Partia juaj e kishte nen kontroll kete komision per kater vjet. Ju nuk organizuat asnje seance te vetme per rrezikun nga neonazistet ekstremi i djathte pra supremacistet e bardhe.

Zoti King hodhi poshte ate qe e cilesoi si prirje per korrektese politike te kundershtareve te kesaj seance duke thene se radikalizmi islamik ndryshon nga ekstremizmat e tjere pasi mbeshtetet nga rrjete te huaja terroriste qe rekrutojne ne menyre aktive ne Amerike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›