Sedorf ambasador i Europes

Mesfushori holandez, Klarens Sedorf ka deklaruar se kontrata e tij 2-vjeçare me klubin elitar brazilian, Botafogo, mund të shërbejë “për të hapur dyert” që lojtarët europianë të zgjedhin të luajnë në vendin e Amerikës Jugore.
Për 36-vjeçarin u rezervua një pritje e ngrohtë nga kryebashkiaku i Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes. Ndërkohë, gjatë gjithë javës, tifozët e Botafogos janë shfaqur entuziast për afrimin e ish-lojtarit të Ajaksit, Realit të Madridit, Interit dhe Milanit, i cili është cilësuar si një prej futbollistëve më të mirë holandezë gjatë dekadave të fundit.
Në karrierën e tij të shkëlqyer, Sedorf ka fituar katër herë Champions League-n, në dy raste me Milanin dhe ishte një prej disa “veteranëve” që u largua nga Seria A, në kërkim të një aventure të re. Përshtatja me futbollin dhe kulturën braziliane pritet të mos jetë e vështirë, edhe sepse bashkëshortja e mesfushorit është nga vendi latin.
Duke folur përkrah presidentit të Botafogos, Maurisio Asumpkao, Sedorf shprehu besim se edhe futbollistë të tjerë nga “Kontinenti i Vjetër” mund të ndjekin hapat e tij.
“Me transferimin te Botafogo mund të kem hapur një derë për lojtarët europianë që ta marrin në konsideratë faktin të vijnë dhe të luajnë në Brazil. Niveli i futbollit këtu është i shkëlqyer, sepse lojtarët brazilianë që zgjedhin të luajnë në Europë përshtaten shumë shpejt”, deklaroi mesfushori, që më tej shtoi: “Por, është e natyrshme, që mentaliteti, stili i lojës dhe ritmi të jenë të ndryshëm”.
Me afrimin e Klarens Sedorf, tifozët e Botafogos kanë shpresa se skuadra e tyre mund të fitojë trofeun e parë të rëndësishëm, që prej vitit 1995 kur kjo skuadër u shpall kampione e Brazilit.