E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll anti-doping 5 olimpisteve shqiptare

Pas grumbullimit të ekipit olimpik, tashmë kanë nisur edhe kontrollet e anti-dopingut për sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, “Londër 2012”. Pesë sportistë që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar në olimpiadë iu nënshtruan kontrolleve të befasishme nga WADA për substanca të ndaluara.

Zyrtarët e Agjensisë Botërore të Kontrollit Anti-doping kanë marrë kampionë urine nga sportistët që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Shqipëri. Ata janë tre peshëngritësit Daniel Godelli, Briken Calja e Endri Karina, atleti Adriatik Hoxha dhe notari Sidni Hoxha.

Kontrolli që ëhstë krye nga doktor Emil Kalimeri ka ardhur vetëm pak ditë, pas kontrolleve anti-doping të ËADA-s, të cilit iu nënshtruan pesë sportistë të tjerë kuqezi. Ndërkohë, ashtu si konfirmuan edhe burime pranë ekipit olimpik, kontrolleve për substanca të ndaluara iu nënshtruan vetëm ata sportistë që ndodhen në territorin shqiptar.

Kjo shpjegon edhe faktin që notarja Noel Borshi, e cila ndodhet në Itali nuk iu nënshtrua kontrollit. Sportistët e tjerë shqiptarë të olimpiadës që po përgatiten jashtë vendit janë peshëngritësja Romela Begaj, që po stërvitet në Greqi, shtangisti Hysen Pulaku në Amerikë dhe atletet Luiza Gega e Klodiana Shala në Mal të Zi.

Ndërkohë, sportistët shqiptarë do ti nënshtrohen edhe kontrolleve anti-doping nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, si masë paraprake për të evituar konkurrimin me substanca të ndaluara, ndërsa delegacioni kuqezi pritet të udhëtojë drejt Lodrës dhjetë ditë përpara startit të Lojërave Olimpike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›