Moxhi shigjeton Juventusin

Luçiano Moxhi bëhet protagonist absolut në Itali edhe në këtë periudhë merkatoje. I akuzuari kryesor në skandalin “Calciopoli” të vitit 2006 ka kritikuar shpenzimet e Juventusit, duke shigjetuar Bepe Marotën, njeriun që e ka zëvendësuar në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të klubit.
“Marota ka pasur mundësinë të shpenzonte para që unë nuk i kam shpenzuar kurrë. Unë kërkoja që ta kurseja klubin dhe nëse do të kisha gjithë ato fonde në dispozicion do të kisha fituar tre Champions League”, ishte deklarata e “Big Luçianos”, që shtoi se “juve huazoi Borielon nga rroga, duke i dhënë 4 milionë euro rrogë, por më pas nuk e bleu. Elian e shitën 6 milionë euro pasi e blenë 13. gjithsesi, Marota po punon mjaft mirë”.
Më tej, ish-drejtuesi i Juventusit nënvijëzoi se “futbolli italian ka ndryshuar, pasi kanë ndryshuar drejtuesit dhe më parë talentët më të mirë nuk do të ishin larguar”. Moxhi foli edhe për armikun e betuar Zeman, që më parë ka ironizuar me Juventusin, duke thënë se klubi nuk duhet të pretendojë 30 tituj, pasi edhe 28 i ka shumë.
“Zeman fitoi Serinë B. Peskara e tij luante shumë mirë, megjithatë Seria A është diçka krejt tjetër. Është një trajner i mirë, por për fat të keq hutohet nga gjëra të tjera dhe humbet thelbin e futbollit”, tha Moxhi. Së fundmi, “Big Luçiano” ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Administrative Rajonale të Lacios, ku kërkon anulimin e dënimit që e pezullon përjetë nga futbolli.