E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf enderron Premier League

“Kush nuk do te deshironte te luante ne Premier League, nje prej kampionateve me te rendesishme ne bote”, eshte shprehur holandezi.  

“Kush nuk do te deshironte te luante ne Premier League, nje prej kampionateve me te rendesishme ne bote”. Kjo eshte deshira e shprehur publikisht nga mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, i cili shton gjithashtu se tek kuqezinjte eshte i lumtur.

“Rritja e Premier League ne 5 vitet e fundit eshte e pabesueshme”, ka theksuar holandezi, duke lene nje dritare te hapur per te ardhmen e tij. Ne janar tek Milani do mberrije David Beckham, i cili me siguri do t’i rrefeje holandezit dicka me shume rreth futbollit ne ishull.

“Objektivi i tij eshte te rifitoje formen sa me shpejt qe te jete e mundur. Stervitja me nje klub si joni mund ta permiresoje, por nese do te luaje atehere do te jete me mire”, u shpreh Seedorf, i cili ka fituar Champions League me tre klube te ndryshem, Ajax, Real Madrid dhe Milan.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›