E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, sulmi i ardhshem, made in Premier

Dy jane emrat me te lakuar te momentit ne ambientin zikalter, Didier Drogba dhe Carlos Tevez.

Me shume mundesi, sulmuesi i ardhem i Interit do te vije nga Premier League. Dy jane emrat me te lakuar te momentit ne ambientin zikalter, Didier Drogba dhe Carlos Tevez.

Zgjedhja e pare e trajnerit Mourinho eshte sulmuesi afrikan, per te cilin, drejtues te klubit italian jane takuar dje me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. Kjo vizite e papritur ne Londer ka si qellim eleminimin e konkurrences ne muajin janar. Edhe pse Mourinho e ka cilesuar si nje simulues Drogba-ne, ai e shikon si nje shok ideal te Zlatan Ibrahimovic ne repartin ofensiv.

Drogba ka nje kontrate qe skadon ne vitin 2010, por per rinovim nuk behet fjale, pasi Scolari nuk ka simpati te vecante per te. Nga ana tjeter, ceshtja e Tevez eshte me e nderlikuar, pasi Ferguson kerkon ta mbaje me cdo kusht ne “Old Traford” edhe pse kohet e fundit nuk i ka ofruar nje vend ne formacionin baze per shkak te ardhjes se bullgarit Berbatov.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›