Montoya: Formula 1 nuk me intereson me

Juan Pablo Montoya ka marre oferta te ndryshme per t’u rikthyer ne boten e Formula 1 por ai nuk mendon me per kete sport nga ku doli i deshtuar.
Ish piloti i Williams e McLaren, aktualisht ne garat Nascar nuk deshiron te vleresoje asnje oferte edhe nese ato mund vijne nga Ferrari apo McLaren. “Me kerkojne ende, por kam refuzuar. Kur me kerkuan numrin e telefonit u thashe te mos me shqetesojne pasi nuk me intereson rikthimi ne Formula 1. Jam shume i lumtur ne garat Nascar. Une dhe familja ime jemi mire ne SHBA dhe per te qene i ndershem nuk me ka shkuar mendja tek Formula 1. Edhe nese Ferrari apo McLaren de me kerkojne, nuk do ta kthej koken pas”, shprehet piloti kolumbian.
Sipas zerave te ndryshem, ofertat ne drejtim te tij kane ardhur nga skuderite Toro Rosso, Toyota e Force India.