Sefgjini dhe Koldashi apelojne, te henen jepet vendimi
Dy nga kater ish-SHIK-asit e pandehur per rrembimin dhe me pas torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha kane apeluar masen "arrest shtepie" te caktuar nga Gjykata e Krimeve te Renda dy jave me pare. Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Pergjithshem i Tatimeve dhe Avni Koldashi, do te perballen diten e hene me togat e zeza te Gjykates se Apelit per Krime te Renda per revokimin e kesaj mase. Dy te pandehurit e kane cilesuar si te padrejte masen e sigurise te vendosur nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda dy jave me pare. Ky ka qene edhe shkaku qe mbrojtesit e dy prej te akuzuarve kane apeluar vendimin e dhene "arrest shtepie". Arben Sefgjini, drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro, i shpallur ne kerkim nderkombetar dhe Budjon Mece, qe gjendet i shtruar ne spital, jane kater te akuzuarit per rrembimin dhe me pas torturimin me pasoja te renda te biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ngjarja per te cilen akuzohen kater ish-SHIK-sit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995 kur viktima ka qene ne firmen e tij te duraluminit "Albatros", ne afersi te frigoriferit ne Tirane. Nderkohe qe sipas hetimeve 11 vjecare te kryera nga ana e prokurorise ka rezultuar se viktima eshte torturuar dhe dyshohet t'u kete mbetur ne duar te pandehurve. Nderkohe qe me pas ky i fundit dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes, ku ndodhej dhe nje nga bazat e institucionit. Procesi gjyqesor ne ngarkim te kater te pandehurve ka nisur dy jave me pare ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku edhe kane qene te pranishem dy te akuzuarit Sefgjini dhe Koldashi. Seanca gjyqesore eshte shtyre nga ana e trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, per verifikimin nga ana e prokurorise per gjendjen shendetesore te pandehurit Budjon Mece, ne Qendren Spitalore Universitare, ku edhe ndodhet i shtuar pas nje semundjeje nga e cila vuan prej disa muajsh.
Oficeret vizituan Mecen ne spital
Tre dite me pare oficeret gjyqesore shkuan ne QSUT per te verifikuar shtrimin e ish- inspektorit te SHIK, Budjon Mece ne Spitalin nr. 5 pas nje tromboze qe ka pesuar. Oficeret i komunikuan masen e arrestit shtepiak familjareve, ndersa do raportojne ne gjykate verifikimin e kryer.
R.Caushaj
Oficeret vizituan Mecen ne spital
Tre dite me pare oficeret gjyqesore shkuan ne QSUT per te verifikuar shtrimin e ish- inspektorit te SHIK, Budjon Mece ne Spitalin nr. 5 pas nje tromboze qe ka pesuar. Oficeret i komunikuan masen e arrestit shtepiak familjareve, ndersa do raportojne ne gjykate verifikimin e kryer.
R.Caushaj