Mashtroi me 40 mije euro, ne gjyq djali i ish-ambasadorit
Redinalda Caushaj
Djali i ish-ambasadorit shqiptar ne Ceki akuzohet se ka mashtruar nje qytetar kundrejt shumes 40 mije euro. Sajmiri, i biri i Qazim Tepshit, se shpejti do te perballet me togat e zeza te Gjykates se Tiranes nen akuzen e mashtrimit. Kjo eshte akuza e cila i ka ngritur Prokuroria e Tiranes ne ngarkim te te riut pas denoncimit te bere nje vit me pare ne prokurori nga nje qytetar qe i kishte dhene 40 mije euro per nje hyrje apartamenti, por nuk e kishte marre me shtepine. Burime nga Prokuroria e Tiranes ka bere te ditur se djali i ish-ambasadorit ne Ceki ka arritur te mashtroje, duke i marre nje 40-vjecari shumen ne valute. Ka qene nje kallezim penal i mberritur ne organin e akuzes nga i demtuari, i cili tregonte se si u mashtrua prej ish-djalit te ambasadorit. Sipas dosjes hetimore qe eshte bere gati per gjykim, behet e ditur se Tepshi i kishte premtuar se do t'i shiste nje apartament te tijin qytetarit. Nderkohe qe vlera e apartamentit ishte 40 mije euro, e percaktuar nga vete Tepshi. Por, pasi ka marre parate, 30-vjecari nuk ka dorezuar apartamentin, por eshte larguar se bashku me 40 mije euro. Me vone qytetari ka mesuar se apartamenti i ishte shitur nje personi tjeter, kundrejt po te njejtes shume. Ngjarja per te cilen akuzohet Sajmir Tepshi ka ndodhur ne muajin mars te vitit 2007. Hetimet, te cilat kane zgjatur nje vit, perfunduan nje jave me pare. Prokuroria e ka dorezuar dosjen hetimore ne ngarkim te Tepshit ne Gjykaten e Tiranes. Dje eshte hedhur edhe shorti elektronik. Dosja e Tepshit do te gjykohet nga ana e gjyqtarit Kreshnik Omari. Objekti i padise per ceshtjen eshte per vepren penale te "mashtrimit". Shqyrtimi gjyqesor pritet te nise ne ditet e ardhshme, ku edhe 30-vjecari pritet te ulet ne banken e te akuzuarve. Sajmir Tepshi mesohet se do te gjykohet ne gjendje te lire, pasi ndaj tij nuk eshte marre asnje mase sigurie. Nderkohe qe deshmitare te kesaj dosjeje jane i demtuari qe ra pre e mashtrimit, por edhe personi qe ka blere apartamentin e familjes Tepshi. Ky i fundit do te jape deklarimet e tij ne lidhje me akuzen e ngritur dhe pretendimet e denoncuesit qe pretendon se eshte mashtruar nje vit me pare. Mesohet se Tepshi nuk e ka pranuar akuzen e ngritur ndaj tij, porse do te jete procesi gjyqesor qe do te zbardhe te verteten. Burime zyrtare te prokurorise thane se ka prova qe i riu ka marre parate dhe eshte larguar, ndersa i demtuari nuk perfitoi dot hyrjen e pallatit qe i ishte premtuar prej Tepshit.