E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sefte si kryeministër në Prishtinë

Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar nga Shqipëria nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Rama do të pritet në mëngjes me një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbeu” e më pastaj do të realizojë takim tet a tet me kryeministrin Thaçi, që do të pasojë me një takim mes dy kabineteve qeveritare.
Në ndërkohë edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës do të takohen ndaras me homologët e tyre nga Shqipëria me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të zhvillojë një takim me Ramën para se të filloj seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet të filloj rreth orës 12:00.
Fokus i këtyre takimeve pritet të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›