E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda i kërkon falje publike Indonezisë

 Qeveria holandeze formalisht ka kërkuar falje për vrasjet në masë të indonezianëve gjatë okupimit kolonial që përfundoi në vitin 1949. Ambasadori holandez në Indonezi, Tjeerd de Zwaan e paraqiti zyrtarisht kërkim faljen shtetërore gjatë një ceremonie në Xhakartë.

Holanda edhe më herët kishte kërkuar ndjesë dhe kishte paguar kompensim për disa raste të caktuara dhe specifike, por kjo ishte kërkim falja e parë e përgjithshme për mizoritë e kryera gjatë epokës kolonialiste.

Forcat speciale holandeze patën kryer ekzekutime masive në ish-koloninë e tyre mes viteve 1945 dhe 1949, duke vrarë më shumë se 40 000 persona, sipas shifrave të qeverisë indoneziane, megjithëse qeveria holandeze pretendon se numri është shumë më i vogël./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›