Seit Petrela emocionon drejtoreshën e Dosjeve, Sula: Të vërtetat e tij janë të tmerrshme

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, është surprizuar nga një mesazh falenderimi në studion e emisionit “Quo Vadis”. Një nga anëtarët e familjes Petrela i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ajo i ka ofruar pa nguruar, për shkak të të shkuarës së hidhur së familjes së tij.
Katër vëllezërit Petrela janë nderuar me tituj nderi “Për merita të veçanta civile”.
“Secili ka një moment të vetin ku piqet për të bërë kërkimin, unë nuk e kam pasur në fillim edhe për kërkimin për eshtrat nuk e kam të drejtuar te vetja. Është e vërtetë e kam të drejtuar te procesi, nëse bëhet për një person, është bërë edhe për mua. Ne nuk e kthejmë dot të shkuarën, ua them shpesh edhe ish të përndjekurve, ne mund të ndryshojmë fundin e historisë, ajo që iku, iku. Nëse ne bëjmë një gjë, një kthesë, kthehemi diku, rehabilitojmë një emër, identifikojmë një trup, bëjmë edhe shtetin të përgjegjshëm që ta gërrmojë e ta varrosë siç duhet, themi një të vërtetë që nuk është thënë”, theksoi ajo pas mesazhit që mori.
Ajo theksoi se të vërtetat e ish-të përndjekurve politikë janë të tmerrshme, një ndër to edhe historia e vëllezërve Petrela.
“Në vitet më të tmerrshme, të dy prindërit e tyre i kishin varros në mënyrë më të fshehtë dhe edhe pse kanë qenë fëmijë kanë shkuar edhe I kanë gjetur në Këlcyrë, janë lajmëruar nga dikush edhe ai është dekoruar me propozimin tonë. I kanë marrë në fshehtësi dhe prandaj I kemi quajtur prindër në sirtar, I kanë marrë I kanë mbajtur në shtëpitë e tyre, sepse as nuk mund t’I varrosnin dot”, tha ajo.
Sipas saj, kjo histori e dashurisë për familjes shkon përtej jetës, por së paku fundi ndryshoi, pasi shoqëria e vlerëson këtë rast./vizionplus.tv/