Vijon ulja e temperaturave, ditët të ftohta dhe me diell
Temperaturat nuk do të njohin ngritje gjatë 10 ditëve të ardhshme. Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave 1 deri në 2 gradë celsius, duke nisur që në orët e vona të ditës së shtunë. Sipas tyre, vendi do të përfshihet nga një mot me vranësira, të alternuara këto me kthjellime, dhe në lartësitë 700 metër do të ketë reshje bore. Kështu, temperaturat minimale në zonat malore gjatë ditës së sotme pritet të jenë minus 3 gradë celsius dhe ato maksimale 4 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat minimale do të jenë 3 grade celsius dhe 12 ato maksimale, ndërsa në bregdet 4 gradë celsius maksimalet dhe 12 gradë maksimalet. Sipas meteorologëve, ditën e hënë pritet një tjetër rënie e temperaturave me 1-2 gradë. Në këto kushte do të vijojë moti edhe ditën e martë, ku në kryeqytet termometri do të shënojë 0 gradë celsius dhe minus 5 gradë në zonat malore. Moti i ftohtë por i qëndrueshëm do të jetë prezent në territorin e vendit tonë deri në mesin e muajit janar. Sipas meteorologëve, në 15-ditëshin e dytë të janarit parashikohet që të rikthehen reshjet me intensitet që përcaktohet si një situatë normale për këtë muaj.