E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëmbajtja e rrugëve, taksë mbi karburantet

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e ka bërë këtë propozim, i cili përfshihet në Planin Kombëtar të Transportit të rishikuar.

Ky plan u publikua disa ditë më parë në Fletoren Zyrtare, dhe parashihet që në tri vitet e ardhshme një pjesë e fondit për mirëmbajtjen e rrugëve të merret nga një taksë e posaçme mbi karburantet. Kjo praktikë bëhet e ditur nga ekspertë të MPPT-së, e cila është e njohur në shumë vende të botës dhe pritet të adaptohet edhe në vendin tonë përmes një dispozite ligjore të posaçme. 

Nevojat për mirëmbajtjen e rrugëve për rrjetin parësor, përcaktohet në Planin Kombëtar të Transporteve, kërkojnë një financim vjetor prej 3058-4448 milionë lekë, si dhe 2780 milionë lekë të tjera për rrjetin dytësor.

 "Me qëllim që të evitohen diskutime lidhur me buxhetin, propozohet krijimi i fondit të rrugëve me qëllim sigurimin e një financimi të sigurt të mirëmbajtjes rrugore në vend", thuhet në strategjinë e qeverisë për transportin. Në përgjithësi, një taksë e veçantë mbi karburantet që konsumohen nga automjetet shërben si një burim kryesor për to. Këto fonde mblidhen në burim atje ku prodhohet karburanti, ose kur karburanti është i importuar, taksat mblidhen nga doganat ose një agjent tjetër i përshtatshëm", cilëson qeveria në strategjinë e saj për mirëmbajtjen e rrugëve.

Rrjeti kombëtar rrugor është vlerësuar nga studimi 3719 km rrugë kombëtare, nga të cilat 1198 km rrjet kryesor dhe 2083 km rrjet dytësor, ndërsa 438 km rrugë të planifikuara. Sipas dokumentit të qeverisë, të gjitha rrugët në rrjetin kryesor dhe rreth 2/3 e gjatësisë së përgjithshme të rrjetit dytësor janë të shtruara. Rreth 48% e gjatësisë së përgjithshme të rrjetit kryesor dhe 21% e rrjetit dytësor ecën në terren të sheshtë, ndërsa 34% e rrjetit kryesor dhe 56% e rrugëve në rrjetin dytësor gjenden në terren malor./Start/

                                                                                             2012-01-08 13:23
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›