E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: “Kridens Meta, një gjyqtar i verbër”

Hasan Lika, trajneri i Besës ishte më shumë se i trishtuar me humbjen e parë në kampionat, por të gjithë ata që e panë nga afër nuk mund të mos dallonin se fjalët e tij kishin brenda edhe protestën e fortë ndaj gjyqtarit Kridens Meta: "Mendoj se ishte një humbje që erdhi si pasojë e asaj që dhamë në fushë, por dua të them se nuk e meritonim atë. Pësuam një gol qysh në fillim të ndeshjes si pasojë e veprimeve të mbrojtjes. Kundërshtarët tanë i shfrytëzuan shumë mirë rastet, ndërsa ne nuk mundëm ti realizonim ato, edhe pse ishin të shumta. Kërkuam që nga fillimi i lojës deri në fund të balanconim forcat por rramë viktimë edhe e golit e dytë të Dinamos. Ne punuam fort si në pjesën e parë dhe të dytë duke e mbajtur në presin kundërshtarin kundërshtarin dhe shpërdoruam raste të shumta. Bëmë c'është e mundur për të barazuar takimin si me lojë ashtu dhe me në drejtim të portës, por si meritë të kundërshtart ashtu dhe për pasaktësinë tonë. Gjithsesi mendoj se janë disa momente të diskutueshme gjatë ecurisë së lojës, si momenti i golit të tretë nga Dinamo, që u mendoj u shënua pas një kontakti me dorë. Shumë protesta ndaj gjyqtarit? Gjyqtari duhet të kishte vepruar më drejt në rastin kur Veliaj u pengua në zonë. Rasti tjetër ishte kur mbrojtësi i Dinamos prek topin me dorë brenda zonës së 16-metërshit. Në të vërtetë arbitri nuk e kishte diellin përballë që t'i zinte sytë, por gjytari Meta mesa duket kishte vendosur që lojën ta conte drejt fitores së Dinamos, teksa e pashë shumë të qetë pas përfundimit të ndeshjes".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›