Sejdini: Futbollin tone e bejne shqiptaret
Trajnere te huaj drejtojne aktualisht ekipet me te mira te Kategorise Superiore, Tiranen, Dinamon dhe Flamurtarin. Qe prej vitit 2002 ne stolin e kombetares jane nderruar kater trajnere, te gjitha te huaj, asnje shqiptar. Te huajve iu krijohen kushtet e pershtatshme per te punuar, me mire se shqiptareve. Pervoja e viteve te fundit ka treguar se kur ata largohen nje dite, e lene futbollin tone ne mos ne gjendjen qe e gjeten, edhe me keq, pasi niveli i kampionatit tone, vetem rritje nuk ka pasur ne keto vite. Nje ish-trajner i njohur i kampionatit, Faruk Sejdini, aktualisht pa ekip, komenton per "Koha Jone" dukurine ne fjale. 'Trajnere te huaj vijne dhe drejtojne ekipet te ndryshme te kampionatin tone. Ata gjejne mirekuptimin e drejtuesve te futbollit dhe punojne te qete. Mendoj se vendimi i kthyer ne mode per te pasur ne ekip nje trajner te huaj, ka lidhje me deshiren e madhe te presidenteve qe te bejne ndryshimet sa me shpejt. Ndoshta te huajt mund te sjellin ambientin sportiv te vendeve te perparuara dhe ide te reja. Por gjithcka matet dhe varet nga niveli i kampionatit tone, kushtet ku sterviten lojtaret, duke nisur qe nga femijet. Tifozet qe i po braktisin cdo dite stadiumet. Pse?..."
Licensa
Nje numer i konsiderueshem trajneresh shqiptare jane aktualisht pa ekipe. Treguesi interesant eshte fakti se per trajneret shqiptare nuk interesohet asnje klub futbolli ne vendet e rajonit, ndryshe nga vendi yne, ekipet e te cilave po i drejtojne trajnere kroate, serbe, boshnjake, bullgare etj. "Futbolli shqiptar ka probleme te tjera qe duhen zgjidhur," - thote Sejdini. "Nuk ka asnje trajner shqiptar qe te regjistrohet ne kurs dhe te mos marre licence. Ne vendin tone dalin te gjithe te shkelqyer. Puna ka shkuar deri aty sa edhe licencat e UEFA-s ne Shqiperi po jepen pa asnje kriter dhe ne kete "turbullire" qe kane krijuar nuk dihet se cili e meriton dhe cili jo, se kush merr vesh nga ky zanat dhe kush jo," - shprehet ish-trajneri i disa ekipeve te Kategorise Superiore, ne 20 vitet e fundit, Sejdini.
A. Muraci