E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo fiton cmimin e pare te vitit

Kete vit Kristiano Ronaldo eshte kandidati kryesor per te fituar disa cmime te rendesishme. Portugezi fitoi dje cmimin "FIFPro". Ai ne sezonin e shkuar shenoi 42 gola dhe dha nje kontribut te cmuar per ekipin e tij, Macsteter Junajtid, qe e mbylli sezonin me dy trofe te rendesishem, trofeun e Premier Liges dhe te Liges se Kampioneve. Roli i tij i jashtezakonshem te Mancester Junajtid eshte vleresuar nga 40 federata te ndryshme te botes dhe nga mijera kolege futbolliste, qe votojne gjithashtu ne cmimin "FIFPro". "Jam i privilegjuar per kete vleresim," - tha sulmuesi i Junajtid, pas cmimit.

Ekipi

Nderkohe eshte perzgjedhur edhe ekipi ideal ku mbizoteron kampionati anglez dhe ai spanjoll. Ndoshta me teper i surprizuar me vleresimet e fundit eshte shoku i tij i skuadres, Rio Ferdinand qe ben pjese ne ekipin me te mire te Evropes.

Mbrojtesi mund te jete kthyer ne nivelet me te mira, por interesant eshte fakti se eshte votuar edhe Xhon Teri, per te katertin vit radhazi.

Si Mancester Junajtid, edhe Liverpuli ka dy anetare ne "FIFPro", ku perfshihet kapiteni i skuadres, Steven Zherrard, qe ka mundur te udheheqe dhe te ngreje ekipin e tij ne nivele nderkombetare. Por edhe Fernando Torres, qe provoi suksesin e tij te pare ne "Anfild" pas 20 milion sterlinave qe u puguan per sherbimin e tij ne "Anfild", i eshte bashkuar ekipit me te mire. Torres ndihmoi Spanjen ne "Euro 2008", qe te shpallej kampione e Evropes. Karlos Pyjol i Barcelones dhe Ksavi i jane bashkuar portierit te Real Madridit Kasiljas, por edhe Serxhio Ramosi eshte nga kampionati spanjoll. Jane ne liste edhe emrat e Lionel Mesit dhe te Kakase dhe per kete arsye mungon Uejn Runi apo Karlos Tevesi. Kaka eshte frymezuesi i Milanit, pavaresisht se ekipi i tij luan ne UEFA.

Gjithsesi, ka pasur debate per te perzgjedhin me te mire te vitit te shkuar.

E njejta gje mund te thuhet edhe per Mesin, qe i jep performance te shkelqyer Barcelones ne ndeshjet e fundit, edhe pse amerikano- jugori nuk i ndihmoi katalanasit, qe nje sezon me pare te fitonin ndaj Mancester Junajtid, ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve.

A. Muraci

Ekipi me i mire

Ekipi i FIFPro: Iker Kasiljas (Real Madrid), Serxhio Ramos (Real Madrid), Xhon Terri (Celsi), Rio Ferdinand (Mancester Junajtid), Karles Pyjol (Barcelona), Steven Zherard (Liverpul), Kaka, Xavi (Barcelona), Lionel Mesi (Barcelona), Fernando Torres (Liverpul), Kristiano Ronaldo (Mancester Junajtid).

FIFPro eshte nje organizate me shtrirje te gjere ne bote dhe perfshin me shume se 40 federata futbolli dhe mijera futbolliste qe votojne per lojtaret me te mire. Cmimet jepen cdo vit. Ne tre vitet e para e kane fituar dy here Ronaldinjo dhe vjet ishte Kaka. Fituesi i ketij cmimi eshte pasuar edhe me Topin e Arte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›