"Marie Kraja" udheton drejt SHBA
Alida Cenaj
Nje mbremje gala, e mbushur me emocionet e nje konkursi nderkombetar dhe shume spektakel ka qene ajo c'ka ofruar nata finale e edicionit te IX-te te Festivalit operistik "Marie Kraja". Te dielen ne mbremje eshte mbyllur edicioni i radhes i festivalit, i vetmi ne llojin e tij ne Shqiperi, dhe producentja dhe prezantuesja e tij Zana Cela ka ofruar ne sallen e Akademise se Arteve jo vetem nje gare te madhe, por edhe nje spektakel te vertete nen regjine e Bledi Lacos.
Per tre ore me radhe pervec interpretimit te shkelqyer te nente finalisteve te perzgjedhur nga juria nderkombetare, e diela eshte kthyer ne nje nate festive. E kane shtuar sharmin e mbremjes interpretimi i balerinit shqiptar Enkel Zhyti, i cili ishte shoqeruar nga balerina italiane Patricia Telesci, te mberritur enkas per festivalin nga Italia. Ata kishin pergatitur nje numer baleti me nje pjese te zgjedhur nga Opera "Aida" e Verdit.
Nje tjeter kulminacion ka qene edhe interpretimi i Fatos Qerimit, i cili ka drejtuar me nje pjese te vecante edhe Orkestren Filarmonike te Akademise se Arteve, e cila ka shoqeruar gjithashtu edhe konkurentet gjate interpretimit, per te dy netet e festivalit.
E ftuar per mbremjen finale ka qene edhe sopranoja Oriana Kurteshi, fituese e vendit te dyte te edicionit te pare te "Marie Krajes". Oriana prej shume vitesh jeton larg Shqiperise dhe startin e pare ajo e ka marre pikerisht nga festivali nderkombetar i organizuar ne Shqiperi nga shoqata "Kulture-Media-Art". Ne skenen prej nga u be e njohur ajo ka interpretuar arien e Zhuljetes nga opera "Romeo dhe Zhuljeta".
Nje atmosfere te vecante kane krijuar edhe vete konkurrentet, te cilet kane sjelle per publikun nga nje kenge tradicionale te vendeve prej nga vinin, duke krijuar nje atmosfere gazmore edhe ne salle.
Flasin fituesit
"Eshte nje mundesi e jashtezakonshme per mua", ka thene fituesi i ketij edicioni Michael Anthony McGee, pas fitores se cmimit te pare. "Nuk kisha interpretuar kurre me pare ne Evrope, ky eshte rasti i pare. Dhe besoj se me kete titull kaq prestigjioz, shume mundesi te tjera me presin. Pata rastin jo vetem te interpretoja perpara nje publiku te jashtezakonshem, por edhe te krijoj kontakte te reja me anetaret e jurise, njerez te rendesishem ne skenen e muzikes operistike". Bir i nje sopranoje, Michael Anthony, origjina e te cilit eshte ne Teksas, kontaktin e pare me muziken e ka pasur qe ne femijeri. Por pragun e vertete e shkeli kur nisi studimet ne "High School for Performing and Visual Arts" ne Dallas. Ne fillimet e veta ka shenuar shume role ne muzikale, ndersa operen dhe kengen lirike e ka prekur qe ne vitin e dyte te studimeve. "Femije i vetem ne nje familje paksa te mbyllur", e pershkruan veten Michael. "Te dy prinderit e mi kane lindur ne Teksas dhe vazhdojne te jetojne atje. Ata lumturohen duke me degjuar te kendoj, madje deshironin shume te vinin me mua ne Shqiperi per te me ndjekur edhe ne festival". Michael eshte nje djalosh i qeshur qe ka krijuar nje atmosfere gazmore edhe gjate neteve te festivalit. Ka interpretuar ne naten e pare dy arie te medha, ate te Alekos nga Opera "Aleko" e Rohmaninov dhe arien Tanhoizer nga opera me te njejtin emer e Wagnerit. Kjo ishte hera e pare e tij ne Shqiperi, por edhe hera e pare qe shkel ne nje skene evropiane. Keto te fundit jane qellimi i madh i Michael, prandaj edhe festivalin shqiptar e sheh si nje mundesi te mire per ta permbushur kete mision. Eshte prezantuar para nje jurie nderkombetare dhe cmimi i madh "Marie Kraja" beson se do t'i hape shume dyer evropiane, nga ato qe cdo bariton do t'i enderronte.
Emocione te forta
Ndersa koreano-jugorja Hee-Jin Oh, aktualisht studente ne Akademine e Arteve ne Parma ne Itali e ka prekur endrren per te marre pjese ne Festivalin "Marie Kraja", tre vjet pas tentatives se pare. "Ishte menaxheri im ai qe me keshilloi ta provoja ne kete konkurs", thote sopranoja. "Por tre vjet me pare nuk arrita t'i sillja ne kohe materialet e mia, keshtu qe nuk munda te behesha pjese e tij. Me vone mendova ta shtyja edhe nje vit tjeter, qe ne menyre qe t'i lejoja vetes edhe ca muaj pergatitje. Kete vit u paraqita dhe, sic nuk do ta kisha menduar kurre dola edhe njera nga fitueset. Ende nuk mundem ta besoj".
Me te njejtat emocione flet edhe fituesi i vendit te trete. Rama Lahaj eshte i pari perfaqesues zyrtar i shtetit me te ri ne bote, Kosoves. "Per mua ishte nje nder i madh qe te kisha fatin te perfaqesoja zyrtarisht i pari Kosoven. Ndjenje pergjegjesie shume e madhe por nje fillim i mbare shpresoj qe te perfaqesojme Kosoven edhe me tutje ne konkurse te tjera prestigjioze". Per tenorin e lindur ne Istog, ky eshte vetem nje fillim i mbare. Sapo ka perfunduar studimet e larta ne Akademine e Arteve ne Tirane dhe pergatitet te udhetoje kete tetor drejt Gjermanise. Ka fituar te drejten e masterit ne shkollen e muzikes dhe teatrit Hanover dhe ne plan ka ta nise aty fillimin e karrieres se tij. Aq me teper qe tani ka me vete edhe nje cmim te rendesishem si ai i festivalit nderkombetar qe zhvillohet ne Tirane.
Si u be perzgjedhja
Konkurrentet e ketij viti jane perzgjedhur per t'u perfshire ne kete edicion nga juria e perbere nga producentja Zana Cela dhe pedagoge te mirenjohur te Akademise se Arteve Burhan Spahiu, Zana Frasheri, Shqipe Mingomataj dhe Xhavana Doko. Naten e pare te festivalit, te shtunen e 25 tetorit, 16 konkurrentet u prezantuan para publikut me dy arie te njohura. Me pas juria nderkombetare ka zgjedhur nente me te miret per ne finale, duke vulosur ne fund, nje bariton amerikan, si me te mirin e te mireve.
Sfida e radhes e Zana Celes
Ne kete menyre themeluesja e festivalit te vetem ne llojin e tij ne Shqiperi "Marie Kraja", producentja Zana Cela e ka cuar deri ne fund sfiden e radhes. Per dy net ajo ka ngjitur ne skene 16 konkurrente te ardhur nga te pese kontinentet, te cilet garuan per cmimin e madh qe mban emrin e artistes qe themeloi operen shqiptare, Marie Kraja. Tradita e festivalit te saj, i ngritur si institucioni me i rendesishem i muzikes operistike shqiptare ka arritur deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndersa anetaresimi i festivalit shqiptar ne Opera Europa e ka kthyer tashme ate ne nje aktivitet te rendesishem evropian ku prezantimi i Shqiperise ne bote nuk i perket me vetem politikes, por edhe artit.
Te gjithe finalistet e festivalit
Ne naten finale te festivalit "Marie Kraja" u perzgjodhen nga juria nderkombetare nente finaliste. Nga 16 konkurrentet e ketij viti u perzgjodhen Alessandro Luciano (Itali), Alpher Gocer (Turqi), soprano Hee-Jin Oh, (Kore e Jugut), mezosoprano Ivana Hoxha, (Shqiperi), Juri Ferndandez (Kube), Michael Anthony McGee (SHBA), Pablo Fernandez (Argjentine), Rame Lahaj (Kosove) dhe Tamta Tarierli (Gjerogji)
Sigurisht kulmi i mbremjes eshte shenuar kur ne skene eshte ngjitur kryetari i jurise se ketij viti, presidenti i "Operes Europa", Nikolas Payn, i cli ka prezantuar tre fituesit e ketij viti. Cmimi i madh "Marie Kraja" i vleresuar me 4.000 euro dhe mundesuar nga Ministria e Kultures, -sivjet ministri Ylli Pango ka qene presidenti i Festivalit, -
kete vit ka shkuar ne SHBA. Baritoni Michael Anthony McGee eshte shpallur fitues i ketij viti dhe trofene me emrin e themelueses se operes shqiptare Marie Kraja, ia ka dorezuar fituesit, e bija e saj Inisi. Cmimi i dyte, i vleresuar me 3.000 euro i eshte dhene koreano-jugores Hee-Jin Oh dhe cmimi i trete, i vleresuar me 2.000 euro ka shkuar per kosovarin Rame Lahaj.