E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Mutu-Kasano&co bejne diferencen

Histori interesante nga Seria A. Lojtare qe bejne diferencen dhe te tjere qe kane zhgenjyer ne fushe: Ja cilet jane:

Mutu - Per pak dite u be ceshtje e shitjes te Roma, por qendroi dhe aktualisht po kalon momentet e tij te me te mira ne karriere. Eshte i jashtezakonshem ne sulm.

Xhasperini - Tani ka te ngjare te pershkruhet si shume modest per lojen qe zhvilloi ne San Siro, pasi ka disa jave qe Xhenoa po luan shume mire, ose te pakten duhet vleresuar per personalitetin qe ka treguar ne fushe. Preciozi e ka vene ne kontrate deri ne vitin 2012. Kjo gje cilesohet rekord sepse asnje trajneri tjeter nuk i eshte dhene nje afat kaq i gjate nga presidenti i Xhenoas.

Amauri - Goli eshte nje tjeter domethenie per te treguar se per nje sezon ai nuk ka qene i lakuar sa duhej. Menyra sesi e shenoi golin ne porten e Di Loretos, ne fitoren e fundit, 1-0, ishte fenomenale.

Cigarini - Per te thene te verteten "mberriti me vonese", sepse ky mesfushor u ble ne qetesi te plote, por investimi i Atalantes solli fryte te medha. Ai po luan shkelqyeshem. Edhe koleget e Milanit e vleresuan shume.

Julio Cesar - Askush nuk e meriton me shume se ai nje vend mes me te mireve. I dalluar ne fushe, Julio Cezar, serish vendimtar ne te tre ndeshjet e fundit, jo vetem per kater rastet qe krijoi, por duhet thene se meriton komplimentet me te mira per lojen e tij.

Floro Flores - Eshte nje prej lojtareve qe i detyron tifozet te bertasin me force kur luan ne fushe... "po kush eshte i pari" - bertasin tifozet e Napolit, te Sampdoria. Nje gje eshte e sigurt, kur ai po luante kete jave ne Udineze, kuptohej se kembet i levizte nepermjet kombinimit te shkelqyer me imagjinaten dhe krijimtarine qe kishte ne koke. Vlere e madhe dhe frymezuese per ekipin.

Lavexi - vendimtar. Eshte gabim nese mendon se kur topin e marrin mbrojtesit, ekipi nuk ka mundesi per te shenuar. Goli eshte praktikisht i tyre, ka gjetur formulen e deshtimit te sezonit te shkuar. Ai ka dy muaj qe luan ne nivele te tilla dhe afron dicka te re per ekipin.

Kasano - Ne kete kohe eshte duke e bere ai diferencen: ndoshta ngaqe ka prane Belucin qe e lejon te shfaqe frymezimin e tij dhe te dhuroje me te miren ne sherbim te te tjereve dhe te vetes. Kur luan i vetem eshte i madh, me te tjere behet i rrezikshem. Sampdoria duhet te dije se ne muajin janar merkatoja do te rihapet.

Akuafreska - I eshte rikthyer golit me nje realizim te perkryer. Nje gol i jashtezakonshem.

Lojtaret qe kane zhgenjyer

Jankulovski nuk ka dhene pershtypjet e tij me te mira ne keto jave dhe aq me pak ne ndeshjen e fundit. Loria eshte nen presion dhe ka bere shume gabime.

Diana, ndoshta ndeshja derbi apo dicka tjeter e kane detyruar te bej mjaft gabime.

Baloteli, deshiron te luaje me mjaft autoritet, por nuk i eshte shmangur gabimeve ne javet e fundit. Toskano nuk eshte pare mes lojtareve ne vije te pare, ne ndeshjen: Kaljari- Kievo. Pergjegjesia mbetet e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›