E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, ne 2009 furnizim 24 ore me uje

Me 20 nentor do te zhvillohet tenderi i pare per financimin e ndertimit te rrjetit te ujesjellesit ne zonen e Babrruse e Paskuqanit, ndersa per zonen e ish-Kombinatit te Autotraktoreve kane nisur punimet. Per kete te fundit nje pjese e fondit eshte financuar nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjeter nga qeveria italiane. E vetmja zgjidhje qe shikojne drejtuesit e Ujesjellesit per furnizimin e rregullt me uje te pijshem, eshte mbyllja njehere e mire, e problemit te vjedhjes se ujit ne rrjetin kryesor nga zonat periferike te kryeqytetit. Kjo do te sigurohet me ane te investimit te siguruar me fondet e kooperacionit italian. Aktualisht qyteti i Tiranes vazhdon te vuaje ne disa zona te saj mungesen e ujit te pijshem. Nje fakt te tille e ka konfirmuar edhe drejtori i Ndermarrjes se Ujesjelles - Kanalizimeve, Ferdinand Petrela. Sipas tij, Komuna e Parisit apo Kombinati nuk kane ndryshuar situaten per shkak te uljes se sasise se ujit ne burimet e Selites e Shen Merise, prej te cilave keto zona furnizohen aktualisht. Krizat e ujit te pijshem jane me evidente ne sezonin e veres, kur edhe vjedhjet jane me te medha. Nga ana tjeter, nje sere biznesesh te vogla, e kryesisht lavazhot e shperdorojne ate, ndersa te tjeret perballen me vuajtje. Zona e Komunes se Parisit ka qene vazhdimisht me e prekura nga mungesa e ujit te pijshem, per shkak te mangesive te ndertuesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›