Sejdini: "Ilir Caushi, me pelqen"
Dinamo arrin te fitoje trofeun e pare jozyrtar te sezonit, ate te birres "Norga", duke kenaqur, jo vetem me kupen, lojen e tyre, por edhe me premion prej 10 mije dollaresh, fale se cilit kane mundur t'i dhurojne edhe nga "nje birre" lojtareve te skuadrave te tjera pjesemarrese. Nje kenaqesi e trifishte ajo e bluve, pare faktin se ne trekendoren vlonjate, pertej gezimit te lojtareve, nje tjeter person, i cili duket se eshte kenaqur me shume nga te gjithe te tjeret ka qene pikerisht trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini. Por jo nga trofeu, cmimi, apo as nga birra qe mund te kete pire. Kjo, pasi ai vete ka pranuar se dikush nga te tijte i ka pelqyer ne ate trekendore. Fjala eshte per lojtarin e ri, Ilirian Caushin, i cili, jo vetem eshte aktivizuar ne te gjitha takimet, por ka shenuar golin e fitores, ne finalen me Flamurtarin, duke i dhuruar skuadres kenaqesine, ndersa "xhaxhit", sigurine.
"Me pelqeu djali i ri, Ilirjan Caushi, teksa ka gezuar shoket e skuadres, jo vetem me fitimin e trofeut, por edhe me cmimin stimulues prej 10 mije dollaresh", ka thene Sejdini, i cili edhe pse nuk e ka deklaruar me ze te forte, e ka thene fjalen e tij. "Caushi me pelqen". Dhe kjo duket mese e mjaftueshme, kur behet fjale per nje trajner si Sejdini, i cili nuk para thur lavde per futbollistet e tij. Nderkohe, persa i perket takimeve te kesaj trekendore, "xhaxhi" ka rrefyer se kjo ka qene nje ndihme e madhe per Dinamon e tij, pare edhe faktin se skuadra e tij nuk ka zhvilluar miqesore gjate fazes pergatitore. "Mund te them se jane ndeshje testuese, mjaft te leverdisshme perpara fillimit te kampionatit, ne menyre qe skuadrat te kolaudohen dhe me pas te arrijne te marrin ritmin e duhur, per te perballuar garen e gjate.