E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu/ Çeshtja “Roxher” ne gjykate!

"Kamerunasi i Skenderbeut, Pandong Roxher, ka kontrate me ekipin korcar deri ne fund te qershorit te 2007 tes". Kete e ka bere te ditur me shume se nje here drejtori ekzekutiv i klubit Petrika Konomi. "Kontrata me korcaret ka perfunduar pas largimit te kesaj skuadre nga kategoria superiore", ka thene kamerunasi me pasaporte franceze, qe luajti sezonin e kaluar me korcaret ne kategorine superiore. Kete deklarate, Roxheri, nuk mund ta argumentoje, duke e mbeshtetur juridikisht. Ne fakt kamerunasi, ka gjetur si prove juridike per prishje te njeanshme te kontrates argumentin se korcaret, sipas tij, nuk i kane dhene tri rrogat e fundit. Edhe kete Konomi ia ka hedhur poshte, kur ka bere te ditur se rroga e fundit, Roxherit, si te gjithe futbollisteve te tjere, i eshte mbajtur per mosarritje te objektivit. Madje ekzekutivi i klubit te qytetit me te madh juglindor te vendit, ka thene dhe ate tjetren se Roxherit, per sezonin e kaluar, ne baze te kontrates i takonin 10 rroga, nderkohe qe dy te tjera ishin te diskutueshme. Me kete Konomi mbyll gjithcka, persa i perket pretendimeve te Roxherit qe gjate gjithe ketyre diteve, ka kerkuar prova per te prishur ne menyre te njeanshme kontraten me korcaret. Megjithate, duke e pare dhe vete se juridikisht gjerat s'i ka ne favor, pas kontrates se firmosur sezonin e kaluar per dy kampionate me Skenderbeun, kamerunasi ka thene nga Vlora, se te henen do jete ne zyrat e FSHF se per zgjidhjen e ketij problemi.

"Futbollisti me pasaporte franceze ka kontrate me Skenderbeun", thote Konomi, "dhe jo me FSHF ne, ndaj para se te kerkoje zgjidhjen e kesaj kontrate ne menyre te njeanshme nepermjet FSHF se", shton Konomi, "Roxheri nje gje te tille duhet ta beje ne gjykaten e shkalles se pare ne Korce, si ceshtje civile dhe jo ne zyrat e FSHF se. Pastaj", thote me pas Konomi, "futbollisti qe luajti me Skenderbeun ne kategorine superiore, jo vetem qe nuk mund te largohet nga korcaret pa perfunduar kontraten, por ka shume mundesi te gjobitet nga kryesia per thyerje te perseritur te disiplines". Nje thyerje te tille Konomi shikon braktisjen qe Roxheri i ka bere ekipit, qe pas perfundimit te kampionatit, duke u bashkuar prej kohesh me ekipin e Flamurtarit edhe duke patur kontrate me Skenderbeun. Ne kete rast Konomi ben me faj jo vetem ekipin e Flamurtarit, por dhe sektorin e garave te FSHF se, qe s'ka krijuar rregulla te tjera loje per sportistet e kesaj kategorie, qe levizin ne ekipe te tjera, duke patur kontrate me nje ekip tjeter. "Ne asnje kampionat nuk ndodh si ne kampionatin tone ku futbollistet levizin ne ekipe te tjera per "shtate pale qejf" ne rrethana kur mbrohen dhe nga sektori i garave", thote Konomi. Krejt ndryshe, sipas te parit te klubit korcar, duhet te behen transferimet, qe para se gjithash, duhen kryer pasi klubet te gjejne akordin e duhur, duke patur parasysh edhe rastin e Roxherit kur ky futbollist nuk e ka perfunduar kontraten. Ne kushtet kur Roxher akoma s'e ka zgjidhur kontraten me klubin korcar, sipas Konomit, dhe konsiderohet nga Flamurtari si futbollist i kesaj skuadre, kjo do te thote se ne kete rast si futbollisti dhe klubi duhen gjobitur nga komisioni i disiplines prane FSHF se. Ndaj Konomi shqetesohet pak qe Roxheri kete zgjidhje e kerkon ne zyrat e FSHF se edhe sepse kete ceshtje civile e shikon diku tjeter. Te vetmin objekt qe Konomi shikon si ceshtje qe kerkon zgjidhje ne zyrat e FSHF se, eshte braktisja qe Roxheri i ka bere skuadres, qe kur ka perfunduar kampionati i kaluar. Prova qe klubi korcar do paraqese per kete, sipas Konomit, eshte zhvillimi i fazes pergatitore me Flamurtarin dhe me flagrantja dy ndeshje qe kamerunasi ka luajtur me Flamurtarin, ndaj Dinamos dhe Elbasanit ne kupen "Norga", pa zgjidhur kontraten me Skenderbeun qofte edhe ne menyre te njeanshme.

TONIN FRROKU

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›