Sejdini: “Unë, i lindur për të shpëtuar Shkumbinin”

Dash Frashëri
ASA (Albania Sport Agency)- "Forca e ekipit tonë këtë kampionat po tregohet në transfertë, ku kemi shënuar jo pak, por 15 gola, aty ky rivalet tona për mbijetesë kanë shënuar dhe kanë marrë shumë pak pikë", - thotë Faruk Sejdini, një nga trajnerët më me përvojë në tregun e trajnerëve të Superligës. Dikur kampion me Dinamon si lojtar e trajner, drejtues i disa ekipeve të njohur, konsiderohet si njeriu i vetëm që mund të shpëtojë Shkumbinin. Sezonin e kaluar ia arriti këtë kur pakkush besonte, por duket se edhe këtë sezon do t'ia arrijë të përsërisë magjinë. "Xhaxhi", i cili e nisi sezonin si trajneri i Dinamos (u shkarkua pas humbjes 3-0 me Vllazninë, me 3 fitore dhe pesë humbje në tetë javë), tashmë drejton që nga java e 9, skuadrën e Shkumbinit, ku ka mundur t'u marrë pikë të plota dhe rezultate pozitive disa prej ekipeve më të mira të Shqipërisë. "Fituam me Vllazninë në shtëpi dhe në transfertë, barazuam me Tiranën në kryeqytet dhe fituan në Peqin, i morëm pikë Flamurtarit në Vlorë dhe Teutës në Durrës, nuk janë pak për një ekip si Shkumbini", - thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com, trajneri i njohur. Sejdini vlerëson shumë rolin e ndihmësit të tij, Gugash Maganit. "Më ka ndihmuar shumë. Mbështetje të madhe më ka dhënë edhe sekretari i klubit, Astrit Isai, duke mos përmendur presidentin dhe donatorët e klubit". * * * Katër fitore në pesë ndeshje dhe vetëm një humbje me Apoloninë. Bilanc për t'u admiruar, por i shoqëruar edhe me dyshime në media. - Në rast se do t'i referoheshim retrospektivës, do të vecoja faktin se Shkumbini ishte ndër më të ndëshkuarit: gjashtë ndeshje jashtë shtëpisë, që në llogaritë së bashku edhe me ato jashtë, të cilat ishin në kalendarin e kampionatit, përbënin një fazë të tërë. Këto e dëmtuan jo pak skuadrën tonë. Shikuesit dhe ana psikologjike luajnë një rol të madh në motivimin e skuadrës. Nëse do të merrnim 6 apo 7 pikë në ndeshjet që u detyruam t'i zhvillonim jashtë, ne do të ishim në pozicione shumë më komode. Unë do të këmbëngulja se ato janë ndeshje të fituara me meritë, pavarësisht nga zërat që janë hedhur. Unë mendoj se këto nuk i shërbejnë futbollit, por ndikojnë vetëm në largimin e spektatorit. Kam bindjen time se ne e kemi merituar fitoren. Humbja me Apoloninë përbën edhe ndeshjen më të dobët të luajtur nga ekipi i Shkumbinit. Pas takimit të humbur me fierakët hyra në dhomën e zhveshjes së tyre dhe i urova për fitoren. E konsideroni Shkumbinin tashmë të shpëtuar kur keni tri ekipe pas jush: Kastriotin, Luftëtarin dhe Apoloninë? - Akoma nuk e konsideroj të shpëtuar, nisur edhe nga fakti se matematika nuk e lejon këtë përfundim. Mundësia e rrëzimit në Kategorinë e Parë është ende potenciale dhe unë si trajner më duhet të llogaris gjithcka. Ajo që realisht duhet të theksoj është fakti i pamohueshëm se për Shkumbinin drita jeshile është e ndezur. Me rezultatet pozitive të ndeshjeve të fundit, dëshmuam se kemi një ekip që e meriton të jetë në Kategorinë Superiore. Kemi ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë dhe nuk dëshirojmë të dalim pa pikë. Kemi në fushën tonë dy-tre ndeshje të forta me Teutën Besën dhe Elbasanin, por kemi dhe transferta të vështira me Partizanin e Dinamon. Te Shkumbini nuk mungojnë fitoret në transfertë. Cila është e fshehta e këtyre sukseseve? - Për të qenë i sinqertë, jo pak herë kam kaluar në aventurë profesionale. Po t'i referohem një ndeshjeje kyce si ajo kundër Luftëtarit në Gjirokastër, unë vendosa të luaja gati me tre sulmues, një sakrificë nga pikëpamja taktike. Të njëjtën strategji përdora edhe sezonin e kaluar në ndeshjen me Skënderbeun në Korcë. Edhe me Vllazninë në Shkodër përdora të njëjtin modul, me bindjen se kjo sakrificë i vlente shpëtimit të skuadrës. Nuk kisha alternativa të tjera për të dalë nga situata. Duke iu rikthyer edhe njëherë ndeshjes me Vllazninë, mundësia e vetme teorike ishte humbja, ndërsa guximi im për të paraqitur një ekip me fizionomi sulmuese solli suksesin. Kë quan Sejdini si më të rëndësishmen nga fitoret? - Fitorja me Vllazninë, e një shkalle vështirësie të madhe, nuk kishte vetëm vlerën e tri pikëve, por riktheu edhe besimin se mund të mbijetonim në kampionat. Ajo që i vuri vulën ishte fitorja me Luftëtarin në Gjirokastër, pasi ishte me kundërshtarin direkt për mbijetesë. Në dëshmuam njëkohësisht se gjithcka e dyshimtë që ishte folur më parë për ne, ishte e pamerituar. Gjatë 42 viteve që unë luaj dhe drejtoj si trajner, të cilën në mënyrë figurative do ta quaj këtë periudhë si 42 vite me brekë, mund të jetë ndër rastet e rralla që kam përjetuar në takimin me Luftëtarin. Na u rrezikua jeta jo pak. Ju jeni një nga trajnerët më me përvojë në Superligë, krahasuar edhe me drejtuesit aktualë të skuadrave. Sa ka ndikuar faktori "Sejdini" në shpëtimin e Peqinit? - Secili trajner ka metodologjinë dhe filozofinë e vet. Unë nuk di në detaje se si punojnë trajnerët e tjerë, apo sa janë të aftë ata të përballojnë situatat me të cilat u ndesh Shkumbini. Faktorët të cilët unë i vlerësoj si primarë janë stërvitja optimale dhe kushtet që krijojnë drejtuesit e një klubi. Unë personalisht shkoj në stërvitje me dëshirë dhe me të njëjtin vlerësim punojnë dhe lojtarët. Kjo është dhe arma që unë kam vlerësuar. Kam një komoditet të madh në Peqin dhe ndihem i mbrojtur nga atmosfera e tifozerisë. Shkumbini ka 12 vjet që është në Superligë, ku herë ka qenë protagonist i një mesi të artë, herë ka arritur të shpëtojë nga rrëzimi një kategori më poshtë. - Arma kryesore e mbijetesës lidhet me mbështetjen e jashtëzakonshme të publikut, që në Peqin ka ngjyra më të forta se në qytetet e tjera të vogla. Profesionalisht jam i bindur se ky është dhe faktori kryesor. Gjithsesi, më duhet të ankohem edhe për faktin se jo pak herë është ekzagjeruar edhe në raste të zakonshme, që kanë të bëjnë më tribunat e tifozëve. Dënimet ndaj Shkumbinit kanë qenë jo pak herë ekstremiste. U dënua gjashtë javë për një grindje në shkallët e stadiumit dhe jo në fushë. Më e keqja është se nuk u falëm asnjë javë, ndërkohë që krejt i kundërt ishte trajtimi, bie fjala Luftëtarit, kur hoqëm jo pak nga tifozët e tyre. Ne nuk na falën asnjë ndeshje. Është e famshme shprehja ime se dhe presidenti fali të dënuarit me disa vite burg, kur federata nuk e fali Shkumbinin qoftë edhe një ndeshje. "Nuk jam artificial" Shkumbini merr pjesë për herë të dytë në gjysmëfinalen e një kupe, ndërkohë që në takimin e parë barazoi 3-3 me Besën në shtëpi, takim që krijoi shumë aludime dhe thashetheme në shtyp për një rezultat të paravendosur midis presidentëve të dy ekipeve, të cilët u panë shumë miqësorë në tribunën VIP të stadiumit të Peqinit. "Në jo pak raste media i ka keqinterpretuar deklarimet e mia. Unë jam një nga ata që them gjithmonë atë që mendoj dhe nuk kam pse të bëj artifica. Nuk kam pse ta fsheh se qëllimi im kryesor dhe i Shkumbinit nuk është Kupa e Shqipërisë, por qëndrimi në Superligë. Nuk mund të hedh djersën e gjithë vitit për kaprico të Kupë që nuk e di kurrë se do ta fitoj. Duke njohur mundësitë e Shkumbinit, gjithmonë synoj qëndrimin në Kategorinë Superiore". Kampion i pesëfishtë Faruk Sejdini, një nga mbrojtësit më të njohur të Dinamos, është shpallur pesë herë kampion me Dinamon: sezonet 1966-1967, 1972-1973 me trajner Skënder Jareci dhe në sezonin 1974-1975 me Sabri Peqinin dhe 1975-1976 e 1976-1977 me Durim Shehun. Si trajner Sejdini ka fituar titullin kampion me Dinamon e sezonit 2001-2002. Sejdini ka qenë pjesë e ekipit kombëtar A, kur me kuqezinjtë luanin emra të tillë si Panajot Pano, Ramazan Ragami, Ilir Përnaska, Medin Zhegën, të drejtuar nga Loro Borici. "Trajnerët sot janë bërë si karta rimbushëse celularësh". Kjo është shprehja më e famshme e Sejdinit, duke pasur parasysh shkarkimet e shpeshta të trajnerëve në Superligë. Sejdini ka qenë ndihmës i trajnerit Astrit Hafizi në drejtimin e Kombëtares Shqiptare në vitet 1996-1999, si dhe trajner i ekipit Kombëtar U-21. Kampionati Skuadra peqinase, pas 27 javësh renditet në vendin e 9 me 28 pikë të grumbulluara. Bilanci i Shkumbinit është: 8 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje. Rivalët Zona e ftohtë e Superligës përbëhet nga katër ekipe: Shkumbini, Kastrioti, Luftëtari dhe Apolonia, ku më të rrezikuara janë dy ekipet e fundit.