E Diel, 1 Nëntor 2026

6000 euro gjobe Bushit nga klubi, pritet dhe nga gjykatesi sportiv

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Sot ne klubin e skuadres greke te Apollon Kalamariase eshte thirrur per te dhene shpjegime per sjelljen e tij te Pahijshme, sulmuesi shqiptar Alban Bushi. Keshtu ne prani te menagjerit te tij, sulmuesi shqiptar eshte gjobitur me shumen e 6 000 eurove, nga klubi i tij. Por kjo nuk ka mbarua ketu sepse ky klub dhe futbollisti i kombetares shqiptare dhe kesaj skuadre jane thirrur nga gjykatesi sportiv i superliges greke per te dhene shpjegime me ndodhite e te dieles se kalur. Pritet qe Bushi te pezullohet te pakten per 3 ndeshje dhe te paguaje nje gjobe te majme per gjestet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›