E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinsman refuzon pankinën e Çelsit

ASA (Albania Sport Agency)- Jurgen Klinsman refuzon Celsin. Lajmin e ka dhënë tabloidi britanik "The Sun". Trajneri gjerman nuk pranoi ofertën e miliarderit rus, Roman Abramovic, që kishte dërguar një delegacion në Shtetet e Bashkuara për të bindur ish-teknikun e Kombëtares së Gjermanisë. Deri tri ditë më parë, raportet midis trajnerit aktual të Celsit, Mourinjo dhe bosit të tij ishin shumë të ftohta dhe portugezi shihej më shumë larg Londrës së në vazhdimësinë e drejtimit të ekipit, por kualifikimi në finalen e Kupës së Anglisë, i përmërisoi marrëdhëniet midis të dyve. Sipas burimeve të brendshme të Celsti, Klinsman refuzoi një ofertë prej 6.4 milionë stërlina në vit, gati 10 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›