Mediat ‘kryqëzojnë’ Francënedhe politikanët kundër ekipit
PARIS-Mediat, tifozët dhe të gjithë zyrtarët në Francë kanë qenë të bashkuar në qëndrimin e tyre kundër futbollistëve të ekipit kombëtar, që bojkotuan stërvitjen në shenjë solidariteti me Anelkanë. Gazetat i kanë quajtur lojtarët dezertorë, tradhtarë dhe të padenjë, ndërkohë që shumica e komentatorëve nuk arrinin ta besonin se futbollistët e një prej kombëtareve më të rëndësishme të botës, refuzojnë të stërviten. Edhe televizionet franceze në edicionet e tyre e kanë komentuar si një turp këtë sjellje, ndërsa tifozët e intervistuar në rrugë i kanë quajtur patetikë dhe për të ardhur keq lojtarët që mbajnë veshur fanelën e ekipit përfaqësues. Situata në kampin francez tashmë është kthyer në një skuadër qesharake, ndërsa kaosi te kjo kombëtare ka kapur kulmin pas largimit të Nikolas Anelka. Gjithë ky kaos e tension ka ardhur pas sharjes së rëndë të Anelka ndaj Domenek të publikuar në “L’Equipe”, që i kushtoi përjashtimin sulmuesit. Futbollistët janë duke kërkuar tradhtarin që i furnizoi shtypit sherret e ndodhura në dhomat e zhveshjes, ndërsa një tjetër çudi kanë qenë grushtat e plasur mes kapitenit Patris Evra dhe përgatitësit atletik Robert Duvern. Për shkak të bojkotit të stërvitjes, por edhe të situatës së tensionuar, Zhan-Luis Valentin, drejtori i deleguar i Federatës Franceze, i cili qëndron pranë kombëtares, ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Por, situata kaotike ka prekur edhe politikanët e lartë të Francës. “Nuk e di a e kuptojnë këta lojtarë se çfarë imazhi po krijojnë? Të gjithë janë duke u tallur me ne”, tha ministri i emigracionit Erik Beson. “Më vjen keq për të spektakël të pistë”, tha ministri i punës Erik Voert. Por, komenti më i rëndë ka ardhur nga ministri i jashtëm Bernard Kushner, që e ka quajtur Francën një karikaturë. “Kjo është një dramë e tmerrshme”, tha Kushner. Ministrja e Sporteve Roselin Bashlot, ka deklaruar se do të thërrasë kapitenin Evra, trajnerin Domenek dhe presidentin e Federatës për të tentuar të bashkojë grupin. Ndërkohë, të majtët e kanë përdorur edhe politikisht këtë gjendje të ekipit kombëtar, duke thënë se kjo kombëtare i ngjan presidentit Sarkozi. “Ngjan shumë me Sarkozinë, duke parë egoizmin e lojtarëve”, tha socialisti Zherom Kahuzac.
E ndërkohë, njeriu nga i cili buroi i gjithë ky kaos, Nikolas Anelka, mbërriti në aeroportin Hithrou të Londrës të hënën në mëngjes. Ai shau rëndë trajnerin Domenek në pushimin e ndeshjes, gjë që i kushtoi përjashtimin nga kombëtarja. Anelka refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, që ishin të shumtë për ta pritur në aeroport.
(d.b/BalkanWeb)
E ndërkohë, njeriu nga i cili buroi i gjithë ky kaos, Nikolas Anelka, mbërriti në aeroportin Hithrou të Londrës të hënën në mëngjes. Ai shau rëndë trajnerin Domenek në pushimin e ndeshjes, gjë që i kushtoi përjashtimin nga kombëtarja. Anelka refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, që ishin të shumtë për ta pritur në aeroport.
(d.b/BalkanWeb)