Sejdiu: Do të lobojmë fuqishëm në takimin e OKB-së
“Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë, apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende”, ka deklaruar Presidenti i Republikës së Kosovës, sot para nisjes për SHBA.
Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Unë nuk dëshiroj të komentoj idetë e tyre. Ata deri tash dhe gjithmonë janë përpjekur të pengojnë njohjen e vendit tonë. Për ne është me rëndësi të bëjmë punën tonë si duhet”, tha presidenti Sejdiu.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se delegacioni do të zhvillojë një numër takimesh me përfaqësues të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe siguroi se do të bëhen përpjekje për të shtuar numrin e njohjeve, që deri tani ka arritur në 62. Delegacioni nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, meqë Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së. (bbc/start)