Tadiç në Nju Jork: Nuk heqim dorë nga sovraniteti
Tadiç ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e diasporës serbe në SHBA si dhe me Gardën Kombëtare të Ohajos. Me këtë rast Tadiq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por edhe se kurrë nuk do të rrezikojë jetën e njerëzve.
“Ne zhvillojmë politikë paqësore dhe mbrojmë Kosovën me mjete diplomatike dhe politike”, ka porositur Tadiç. Ai ka saktësuar se Serbia dëshiron që të zhvillojë politikë paqësore në rajon dhe të krijojë raportet më të mira të mundshme me fqinjët.
“Serbia vazhdon që të zhvillojë politikën e paqes, marrëveshjeve dhe integrimeve në Bashkimin Evropian, por nuk heqë dorë nga mbrojtja e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe identitetit”, ka thënë kryetari i Serbisë pas këtyre bisedimeve. Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Tadiç do t’i drejtohet të premten me 25 shtator.