E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Drejtësia të zbardhë të gjitha krimet

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kërkoi sot nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe për dënimin e autorëve të tyre.
Presidenti ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit pas prezantimit të deklaratave publike të një qytetari - shtetas i Republikës së Kosovës, për krimet dhe veprat e tjera të kundërligjshme të bëra në Kosovë, në të cilat, sipas tij, ai është pjesëmarrës dhe dëshmitar.
Presidenti Sejdiu insiston që organet e drejtësisë, të Kosovës dhe të EULEX-it, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, të parashtruara me ligj, për të ndriçuar të gjitha të dhënat e ofruara në deklaratën e këtij qytetari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›