E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/Miratohet më shumë autonomi për Vojvodinën

Ligjvënësit në Serbi kanë miratuar më shumë autonomi për rajonin verior të Vojvodinës. Ligji u miratua sot me 138 vota për dhe 23 kundër.
Votimi u mbajt megjithë protestat e nacionalistëve se një hap i tillë do të çojë drejt ndarjes sipas skenarit të Kosovës.
Ligji i rikthen Vojvodinës një pjesë të mirë të pushtetit, të cilin ia morri në fund të viteve '80-të Sllobodan Millosheviçi.
Qeveria në Beograd tha se ligji është pjesë e paketës ligjore në kuadër të reformave për BE-në. Rreth 14% e 2 milionë banorëve të Vojvodinës janë hungarezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›