E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: E papranueshme ndryshimi i Marreveshjes se Kumanoves

Prishtina zyrtare ka reaguar ndaj kerkeses se Serbise per ndryshimin e Marreveshjes se Kumanoves, duke e quajtur te papranueshme cdo lloj ndryshimi ne dokumentin me te cilin ishte vendosur largimi i trupave ushtarake serbe nga territori i Kosoves. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha se cdo lloj ndryshimi i marreveshjes ndermjet qeverise serbe dhe Aleances Veri-atlantike te NATO-s eshte i papranueshem per interesat e shtetit te Kosoves. "Kjo eshte nje marreveshje e cila ne asnje menyre dhe ne asnje cilesi nuk guxon dhe nuk mund te jete ceshtje, e cila pengon interesat e shtetit te Kosoves", tha Sejdiu. Ndersa ish-kryeministri, Agim Ceku, ka alarmuar rreth iniciatives serbe per ndryshimin e marreveshjes teknike ushtarake te Kumanoves. Ish-nenshkruesi i kesaj marreveshje ka deklaruar se Serbia po ben perpjekje ta imponoje axhenden e saj edhe te NATO, pas ofensivave ne BE dhe OKB. Duke folur per zhvillimet e fundit politike, kryetari i Partise Socialdemokrate, Agim Ceku, ka thene se 6-pikeshi assesi nuk eshte fundi i Kosoves, por gjithsesi duhet te jete fundi i nje politike iluzore dhe fundi i nje politike pasive. Duke kritikuar qeverine, ai ka thene se tash duhet te jete fundi i nje politike te papergjegjshme dhe i nje politike pa vizion. Per kete ceshtje ka reaguar edhe partia e Bashkimit Demokrat Shqiptar e cila nepermjet nje deklarate per shtyp eshte shprehur se kerkesa per rishikimin dhe ndryshimin e Marreveshjes se Kumanoves paraqet kerkese per te mbeshtetur agresionin e ri serb kunder Kosoves.

2 Dite Pas pas vendimit te KSi lidhur me EULEX dhe legjitimimin strukturave komanduese paralele ne Kosove, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, sipas BDSH-se, shpalosi fazen e dyte te luftes se re qe Serbia planifikon te beje ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›