Kujdes nga diabeti!
Rralle ndonje semundje tjeter ne dukje kaq "e bute" krijon nderlikime kaq te shumta e te renda sa diabeti. Rralle ndonje semundje tjeter sa ai arrin te preke e te demtoje aq heshtazi e ngadale thuajse te gjitha organet kryesore te trupit pa perjashtim dhe sidomos enet e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike. Cudia eshte se vetem pak te semure me diabet e dine kete te vertete dhe akoma me te pakte jane ata qe e besojne. Diabeti arrin mjaft shpesh t'i mashtroje viktimat e tij. Si, ne c'menyre?
Se pari: Prej mosdijes, mosnjohjes se tij ! Shume te semure nuk e dine qe diabeti krijon nderlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajne prej tyre, nuk u shkon mendja t'i lidhin me te.
Se dyti: genjehen nga forma apo paraqitja e "bute" e diabetit. Ata kujtojne se vetem diabeti i "rende" "ai qe mjekohet me insuline" eshte i rrezikshem, kurse diabeti "i lehte" pa shenja, me glicemi jo shume te larte (qe mjekohet me diete ose hapa) eshte jo i demshem".
Rreziqet reale te diabetit
Diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon ne menyre te sigurt nderlikime. Ato jane te shumellojshme. Sipas kohes se shfaqjes mund te ndahen ne nderlikime te mprehta (akute, urgjente te shpejta), te cilat do t'i pershkruajme pas kapitullit te mjekimit, dhe ne nderlikime te largeta, apo te ngadalshme, te cilat mund te grupohen ne tri kategori te ndryshme, si me poshte:
1. Nderlikime qe shfaqen ne enet e imta te gjakut, ne kapilaret e arteriet me kaliber shume te vogel.
2. Nderlikime aterosklerotike ne enet e gjakut me kaliber te madh.
3. Infeksione e demtime ne inde e organe te ndryshme te organizmit.
Nderlikimet qe krijohen nga demtimet e kapilareve te gjakut dhe arterieve te vogla
Jane me karakteristike e me tipiket per diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit te tij, por vetem ne ato raste kur mjekimi nuk eshte bere ne menyre te kujdesshme e te vazhdueshme. Sa me i vjeter te jete diabeti, sa me shume vjet te jete i semuri me hiperglicemi, sa me e larte te jete niveli i saj pra sa me i crregulluar te jete diabeti, aq me te shpeshta , me te perhapura e me te renda do te jene keto demtime. Preket e demtohet sidomos i tere rrjeti kapilar, i cili eshte i perhapur ne te gjitha pjeset sado te vogla te organizmit, ne te gjitha organet, duke shkaktuar crregullime ne funksionin e tyre.
Nderlikimet ne sy, te shikimit
Se pari, keto demtime shfaqen e verehen ne kapilaret brenda syrit, pikerisht ne ate shtrese te tij qe quhet retine. Kjo eshte nje cipe shume e holle ne fund te syrit qe luan rolin vendimtar per shikimin e fotografimin e objekteve. Kapilaret e retines, nen ndikimin e hiperglicemise kronike shumevjecare, deformohen, mbyllen, cahen, leshojne brenda ne sy lengje dhe hemorragji, te cilat cenojne retinen e demtojne pamjen, deri ne verbim te plote. Ky nderlikim quhet retinopatia diabetike dhe eshte nder nderlikimet me te hershme e me te shpeshta te tij. Fatmiresisht ai nuk zhvillohet per nje dite dhe as per nje vit. Duhen vite te tera qe retina te arrije te prishet e te humbase pamjen. Zbulimi i demtimeve fillestare qe quhen mikroaneurizma arrihet me nje kontroll fare te thjeshte te fundit te syrit nga mjeku okulist. Ështe koha qe gjithcka mund te ndreqet. I vetmi "ilac" per te mjekuar retinopatine sidomos ne fazat e fillimit, eshte mjekimi korrekt e shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizem i glikemise. Po nuk u be kjo, syte jane ne "dore te fatit". Pervec mjekimit te mire te diabetit, ata duhet te kene kujdes te mos perdorin asnje ilac te rekomanduar per arsye te tjera pa u konsultuar me mjekun diabetolog. Te semuret qe kane shenja hemorragjie ne retine duhet, pervec diabetit, te kontrollojne vazhdimisht tensionin arterial, ta mbajne ate gjithmone ne shifra normale e po qe i larte te perdorin patjeter mjekim te vazhdueshem per ta ulur e normalizuar. Ata duhet te kene kujdes te mos perdorin pa pyetur mjekun ilace te tilla si aspirina e te tjera, qe shtojne hemorragjine e po keshtu te kene kujdes te menjanojne shtrengimet gjate te dalurit jashte, kollitjen e forte, teshtimat qe mund te rendojne hemorragjine. Mire eshte qe i njejti okulist i zgjedhur ta ndjeke dinamiken e ndryshime ne menyre periodike nga vitit ne vit dhe te krijoje lidhje e bashkepunim me mjekun qe kuron diabetin e te semurit. Nga ana tjeter mjeti mjaft efektiv per t'i mbrojtur e mjekuar te semuret me retinopati diabetike relativisht te avancuar prej verbimit eshte aparati i posacem me rreze laseri. Duhet pasur parasysh qe pervec demtimeve te kapilareve retinale diabeti mund te krijoje ne sy dhe nderlikime te tjera, si infeksione, rritje te presionit brenda syrit (glaukoma) dhe sidomos zhvillimin qe ne moshe te re te perdes (kataraktit). Vec ketyre tek te semuret me diabet mund te ndodhin turbullime dhe deri humbje te papritura te pamjes. Por ato jane kalimtare jo nga retinopatia por te lidhura me luhatjet e medha e te befta ditore te nivelit te glicemise. Edhe keto nderlikime jane pasoje e mosmjekimit dhe e ekuilibrit te keq te diabetit, pasoje e hiperglicemise se pamjekuar ose te lene pas dore.
Nderlikimet ne veshka
Ne veshka behet filtrimi i vazhdueshem i gjakut. Me ane te ketij filtrimi organizmi eliminon e flak jashte ne urine, tere helmet, mbeturinat e "skorjet" qe nxjerrin "makinerite" qelizore gjate punes se tyre. Diabeti si pasoje e hiperglicemise te vazhdueshme per nje kohe te gjate dhjetera vjecare mund te demtohen kapilaret e holle te glomerulave dhe keshtu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkes ne teresi. Ky nderlikim quhet nefropatia diabetike. Nefropatia, sidomos ne fazat e perparuara te saj, kur thuajse bllokohet filtrimi eshte nje nder nderlikimet me te renda e tragjike te diabetit. Per fat te keq me gjithe progresin ne mjekimin e diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon te mbetet mjaft i shpeshte. Vete fillimi i retinopatise eshte sinjal i pare alarmi qe deshmon se procesi i demtimit te kapilareve tashme ka filluar dhe asgje s'garanton qe ai nuk do te preke e shtrihet edhe ne kapilaret e veshkave. Ne kete faze te pare te hershme avancimi mund te parandalohet me efikasitet thjesht me mjekimin e sakte te diabetit. Demtimi qe zhvillohet ne ta nuk "dhemb". Prandaj jo rralle procesi perparon derisa shfaqet nje sinjal i dyte. Ky sinjal vjen tashme nga veshkat e demtuara: ne urine shfaqet mikroalbumina. Ështe akoma koha kur keqesimi i metejshem i gjendjes mund te pengohet vetem me nje mase te thjeshte, ekuilibrimin e mire e te qendrueshem te diabetit dhe me luftimin e disa faktoreve te tjere rendues te tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit te larte te gjakut. Rritja e presionit te gjakut qe shfaqet qe ne fazat e para kerkon kufizimin e rrepte te kripes ne ushqim dhe mjekim te vecante e energjik, kundra tensionit. Perkundrazi ata qe bejne mjekim te crregullt dhe formal shkojne drejt shfaqjes se edemave (enjtjes), demtimeve te renda te funksionit te veshkave, me rritje te shifrave te azotemise dhe kreatinemise, te cilat kerkojne domosdoshmerisht mjekim te specializuar, te nderlikuar e teper te shtrenjte deri me perdorimin e aparateve te dializes se veshkave dhe transplantimin e tyre. Veshkat te nje i semure me diabet mund te demtohet paralelisht dhe nga infeksionet e rrugeve urinare qe jane vecanerisht te shpeshta ne ata qe kane glukoze ne urine. Prandaj eshte e domosdoshme te kontrollohet periodikisht nje here ne 2-3 muaj analiza e urines, si per albumine e elemente te tjere, ashtu dhe mbjelljen e saj (analiza e urokultures) per te zbuluar infeksionet e mundshme te fshehura. Nje vend te vecante ne keto demtime zene dhe nderlikimet qe krijohen nga guret dhe rera qe prodhohen me shume e me lehte nga veshkat e diabetikeve, si pasoje e rritjes se acidit urik ne gjak.
Nderlikimet nervore
Ne demtimet e rrjetit kapilar me rendesi te vecante jane dhe neuropatite e diabetit qe perfaqesojne demtim e vuajtje te nervave nga kjo semundje. Prekja e sistemit nervor mund te jete shume me e gjere, njehershmi ne nervat periferike ashtu dhe ne nervat e organeve te brendshme. E para, shfaqet ne forme dhimbje, mpirje, c'pimje e djegie ne forme neuriti. Ulet ndjeshmeria ndaj te ftohtit, te nxehtit e demtohen reflekset. Nje nga shenjat karakteristike eshte djegia e shputave te kembes (sikur u ke rene me hithra), sidomos ne oret e nates. Ne faza me te avancuara nervat demtohen aq shume sa behen te pandijshem, nuk percjellin dot as dhimbjen as te nxehtin, te ftohtin apo prekjen. Kjo krijon nje nderlikim me rrezik te jashtezakonshem per demtimin dhe cfaqjen e gangrenes ne kembe, qe njihet me emrin kemba diabetike. Demtimi i nervave ndodh jo vetem tek ato te ekstremiteteve por edhe nervave te organeve te brendshme. Ato mund t'u shkaktojne uljen e papritur te tensionit arterial, me ndjenje te fikti ne castin kur ngrihen nga shtrati ne kembe. Tek burrat crregullohet rende funksioni seksual, me ulje te deshires seksuale deri ne impotence. Mund te shfaqen crregullime te urinimit (mbajtja e tepruar urines ne fshikez, mos zbrazja ne kohe e saje), crregullime te stomakut me anoreksi dhe vjellje e sidomos diare (heqje barku), daljet e shpeshta jashte, te cilat perseriten shume here gjate dites, por karakteristike eshte qe ato theksohen e behen me teper shqetesuese e gati torturuese gjate oreve te nates. Ilacet kunder dhimbjeve, vitaminat, ilacet per uljen e tensionit, ato per nxitjen e fuqizimin e funksionit seksual, ato kunder diarrese etj. nuk japin asnje efekt konkret, sherues ne qofte se nuk arrihet me pare normalizimi i glikemise gjate oreve te dites e te nates per shume muaj e vite me radhe.
Nderlikimet arteriale te zemres dhe trurit
Arterioskleroza eshte nje proces qe krijohet nga ndikimi i perbashket dhe nga mpleksja e nje sere faktoresh favorizues, si dhjamosja e tepert, tensioni i larte i gjakut, yndyrat e teperta ne gjak, nikotina e duhanit, emocionet e ankthi i vazhdueshem, puna ndenjur, jeta pa levizje fizike, trashegimia etj. Diabeti dhe arterioskleroza jane dy semundje njesoj tinzake dhe te rrezikshme, sepse per nje kohe te gjate te dyja rrine te fshehura e te heshtura. Ne diabet rritet sheqeri ne gjak, ai demton per vite me radhe kapilaret e gjakut, por as ndihet e as dhemb.
Tre jane aksidentet me te shpeshta e me te renda arteriosklerotike qe ndodhin te diabetiket e mjekuar keq:
1. Infarkti i miokardit (nga bllokimi i arterieve qe furnizojne me gjak muskulin e zemres).
2. Tromboza apo hemorragjia cerebrale (nga bllokimi apo carja e arterieve qe furnizojne trurin).
3. Gangrenat ne kembe (nga bllokimi i arterieve qe furnizojne gjymtyret e poshtme).
Ne qofte se pyesim diabetikun qe peson infarkt te miokardit do te zbulojme se aksidenti s'ka ardhur aspak papritur, por perkundrazi, ka dhene gjate nje kohe relativisht te gjate nje sere sinjalesh qe i semuri s'ka ditur t'i deshifroje, ose s'i ka vene fare ne hesap. Nje nga keto eshte dhimbja e forte shtrenguese qe shfaqet ne gjoks per fare pak minuta dhe qe kalon vetvetiu. Ate cast te semurit sikur i bllokohet frymemarrja. Mund te kete pak djerse, mpirje te krahut te majte. Por gjithcka kalon shpejt, vetvetiu, pa asnje mjekim Ajo perseritet prape, nje here, dy here, mbase shume here, por zakonisht ndodh kur ngjit shkallet, kur vrapon, kur ecen kunder eres. I semuri qendron, clodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjate, pas emocioneve. Me pas dhe ne qetesi, ne gjume, pas te ngrenit. Dhe semundja perparon. Ai vazhdon t'i justifikoje, t'i shpjegoje ashtu sic do vete, ndersa per mjekun keto shenja perbejne tashme nje diagnoze. Ajo quhet stenokardi. Sinjalet e mesiperme deshmojne se muskulit te zemres nuk i shkon gjak sa duhet, sepse tubi i arterieve eshte ngushtuar nga brenda prej pllakave arteriosklerotike. Semundja e arteriosklerozes, pra, eshte zhvilluar. Cdo diabetik, pavaresisht nga forma e diabetit apo mjekimi qe perdor, sidomos kur kalon moshen 40 vjec, e ka te domosdoshme te beje perpara se te jene shfaqur shenjat e stenokardise nje kontroll me anen e nje prove me te sakte: regjistrimin e elektrokardiogrames pas nje ushtrimi fizik Te njejtat gjera dalin po te pyesim dhe te hetojme diabetiket qe bejne aksidente ne arteriet cerebrale (tromboze apo hemorragji te tyre). Keto aksidente jashtezakonisht te renda vene ne rrezik jeten e te semurit dhe, ne rastet qe kalojne mire, lene prapeseprape pasoja (paraliza) apo nje sere defektesh te tjera. Shenja te tilla jane: mpirje e lehte ne gjymtyret e nje ane, mpirje e buzes apo e gjuhes, marrje mendsh vetem per pak caste, ndjenje boshlleku (humbjeje), veshtiresi ne te folur vetem per pak caste, zhurme ne veshe te shoqeruar apo jo me perzierje te lehte, humbje per nje cast te shikimit, miza te ndritshme para syve, dhimbje koke e perqendruar vetem ne nje ane, pasiguri ne ecje (sikur shkel ne boshllek, por per pak caste) e te tjera. ujdesi per kembet, mjekimi korrekt i diabetit, lenia e duhanit dhe ecja e perditshme me karakter ushtrimor jane te vetmet menyra efikase per t'u mbrojtur nga gangrena dhe demtimet e tjera te qarkullimit.
Nderlikimet infeksioze te diabetit
Diabeti mund te fshihet pas infeksioneve te perseritura te tilla si infeksione te tjera qelbezuese te lekures, infeksione urinare (me ose pa djegie gjate urinimit), turbekuloz, infeksione ne organet gjenitale, mukoza (qe shfaqet me te kruara te "vetes"), infeksione te mishrave te dhembeve, te bajameve, sinuzite e semundje te gojes ne pergjithesi, infeksione te mushkerive, bronkeve, rrugeve te temthit, te thonjve te kembeve etj. Diabetiket jane me "delikate", ftohen me lehte, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet e ndryshme virusale dhe gjithe semundjet infektive ne pergjithesi. Nga ana tjeter, te semuret qe e dine se vuajne nga diabeti, duhet te kene kujdes te vecante qe te mbrohen nga infeksionet, sepse keto crregullojne rende diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me ane te tre masave paraprake: Se pari: respektimi i rregullave te higjienes se trupit (higjiena e lekures se duarve, dhembeve, thonjve, e kembeve, e organeve gjenitale), ruajtja nga lageshtia, te ftohtit, korentet e eres etj. Se dyti: vaksinimi i rregullt kunder te gjitha semundjeve infektive duke perfshire edhe gripin. Se treti: mjekimi i rregullt e i perpikte i diabetit, ruajtja e ekuilibrit te vazhdueshem te tij. Lufta me e mire ndaj infeksioneve eshte parandalimi i tyre. Nga ana tjeter, nuk duhet shpresuar qe infeksionin do ta mposhte vetem mjekimi me antibiotike apo ilace te tjera antiinflamatore. Qe te mposhtet nje infeksion ne te semuret me diabet, pervec antibiotikeve apo ilaceve te tjera antiinflamatore duhet bere patjeter dhe mjekimi shembullor i diabetit, duhet te arrihet e te mbahet ne menyre te qendrueshme nje ekuiliber i persosur i tij. Ne qofte se kjo nuk behet, infeksioni do te ngreje koke e do te ringjallet perseri. Si rregull, ata diabetike qe mjekohen me insuline, ne pershtatje me analizat duhet te rrisin dozen e saj, kurse ata qe mjekohen me kokrra ose me diete, gjate infeksioneve, sidomos ne ato qe shoqerohen me temperature, sipas rastit perkohesisht mund te duhet te fillojne mjekimin me insuline. os kini frike se mesoheni me te. Pas kalimit te infeksionit dhe ekuilibrimit te diabetit, do te kalohet perseri ne mjekimin e meparshem.
Ushqime qe mund te perdoren pa kufizim
Zarzavate
Domate, Kastravece
Karota
Sallate jeshile
Lulelaker
Speca
Panxhar i kuq
Qepe
Rrepe, Laker e bardhe
Lengjet
Uje mineral
Uje i gazuar
Lengje zarzavatesh
Kafe ose caj pa sheqer