Ullishta e Elbasanit, arene perleshjes
Elbasan- Ullishta e Elbasanit eshte kthyer ne burim mosmarreveshjesh dhe konfliktesh te pergjakshme. Pronaret e vertete kane mbetur me letra ne dore per shkak te mosnjohjes se pronave per mangesi ligjore. Nderkohe qe persona te tjere kane pushtuar sa te mundin dhe hiqen zoter te ullishtes. Ky kaos i krijuar jo ne pak raste eshte shoqeruar me grindje mes paleve, te cilat shpesh kane qene me pasoja te renda. Nje nga ish pronaret, Adi Madhi, pohon se pengese jane bere zyrat e regjistrimit te pronesise. Sipas tij pronaret kane ne dore dokumentet e komisionit te bashkise, por qe nuk njihen nga hipoteka. "Une dhe bashkeshortja jemi pronare ne nje zone te ullishtes, por aktualisht blejme ne treg ullinjte tane, megjithese disponojme te gjithe dokumentacionin e nevojshem", thote ai. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, shprehet per kete ceshtje se eshte ngritur nje komision i posacem. "Mbi 80 per qind e ankesave te depozituara ne prefekture i perkasin ceshtjeve te pronesise dhe kryesisht te ullishtes", thote prefekti.
F.Salliu
F.Salliu